Ambasada Amerikane në Tiranë e ka nisur ditën sot me urimin: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!”
Festa nderon miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Çdo vit në këtë ditë, populli amerikan shijon festimet, fishekzjarrët dhe shoqërinë e miqve dhe familjes, njofton ambasada duke shtuar: “Ju urojmë të gjithëve Gëzuar 4 Korrikun!”