• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA është garancia për një reformë që do modernizojë shtetin shqiptar

by Mero Baze
06/09/2024 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lajmi se Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit, është një lajm I mirë për të gjithë ata që presin që beteja anti-korrupsion të përfshijë vet administratën e shtetit shqiptar dhe një lajm I keq për të gjithë ata që kanë dashur ta deligjitimojnë si një marrëveshje Rama Berisha kundër drejtësisë së re.

Përfshirja e SHBA dhe e Bashkimit Evropian brenda këtij iniciative ligjore dhe institucionale, krijon siguri të reja për Reformën në drejtësi në disa aspekte.

Së pari rrit besueshmërinë e kësaj iniciative dhe e shkëput atë nga qëllime politike të supozuara si kundër Reformës në Drejtësi. Kjo a shumë rëndësi sidomos për qeverinë, e cila e ka për detyre ta cojë deri në fund këtë betejë dhe të mos jap imazhin e një force politike e cila u godit më shumë se kushdo tjetër nga Reforma në Drejtësi dhe u zhgënjye prej saj.

Natyrisht beteja e SPAK kundër korrupsionit ka problemet e veta, por fryma që ajo ka ngjallur kundër korrupsionit është aktualisht e vetmja shpresë që ka shoqëria shqiptare për të ecur përpara. Ajo shkëput politikën nga drejtësia dhe jep një mesazh të qartë se politika ka punët e saj, por drejtësia është roje e ligjit në këtë vend.

Hezitimet e para të SHBA dhe Bashkimit Evropian, duket se janë tejkaluar dhe aty po hyjnë aty jo për ti dhënë besueshmëri qeverisë në këtë iniciativë por si rije të progresit të arritur nga drejtësia deri më sot.

Së dyti pjesëmarrja e tyre I jep fund aludimeve për bashkëpunim mes qeverisë dhe “non grata”-s në opozitë kundër Reformës në drejtësi. Përkundrazi prezenca e tyre I jep garanci drejtësisë se e vetmja pjesë e prekur e shoqërisë nga kjo reformë do të jenë të korruptuarit dhe njerëzit që kanë probleme me ligjin.

Nuk di sa e sigurt do të jetë pjesëmarrja e PD në këtë komision por aktualisht PD e ka humbur monopolin e opozitës dhe ne kemi një opozitë shumë më plurale se një vit më parë. Kemi disa parti opozitare që po bëjnë një grup të ri parlamentar në Kuvend dhe grupi I Lulzim Bashës që kanë qenë të qarët në mbështetjen për drejtësinë e re madje me një retorikë më të fort se qeveria.

Kështu që iniciativa vlen dhe përtej mandatit të këtij kuvendi dhe konfigurimit të ri të parlamenti të ardhshëm I cili ka për detyrë ti jap Shqipërisë një legjislacion që garanton një administratë me frymë perëndimore në zbatimin e ligjit e cila duhet të bëj kapërcimin e nevojshëm nga një administratë e degraduar nga ryshfetet dhe korrupsioni në një administratë serioze që respekton ligjin dhe e shikon veten jetëgjatë në ato zyra dhe jo e lidhur me rrotacionin politik.

Së fundmi nga suksesi I kësaj iniciative varet shumë dhe një zhbllokimi I punës së administratës dhe frikës së biznesit për investime e cila ka filluar të vërehet pas reprezaljeve të SPAK në administratë dhe tek njerëzit e biznesit të përfshirë në afera korruptive.

Garancia që duhet I japim administratës për të vepruar profesionalisht, duhet të shmang ngërçin që vërehet aktualisht në distancën që kanë zyrtarët e lart e të mesëm për të marrë përgjegjësi në firmosjen e akteve administrative, fenomen që është vrenjtur dhe në vende të tjera evropiane si Rumania e Kroacia kur janë përballur me reformat antikorrupsion.

Të gjithë duhet të kuptojmë se futja në Bashkimin Evropian nuk është një parullë propagandistike por një detyrim I madh që fillon me modernizmin e shtetit shqiptar. Dhe ky proces nuk mund të realizohet kurrë pa një reformë të besueshme ligjore dhe një iniciative politike që nuk e frenon Reformën në Drejtësi por e thellon atë duke e kthyer në një shprese për gjithë shoqërinë .

Ndaj garancia që jep përfshirja e SHBA dhe BE në këtë proces është jetike, jo vetëm për të mos krijuar vatra të reja monopoli mbi drejtësinë por dhe për ta kthyer drejtësinë në një normalitet me të cilin politika duhet të bashkëjetojë .

Next Post
“Ti Flamur i fryn në vesh…”/ Debate në Këshillin Kombëtar të PD, Murrizi i kthehet Palokës dhe Nokës: Dikush tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha

“Ti Flamur i fryn në vesh…”/ Debate në Këshillin Kombëtar të PD, Murrizi i kthehet Palokës dhe Nokës: Dikush tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

February 18, 2026
Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

February 18, 2026
Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

February 18, 2026
“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

February 18, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Erion Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Apeli cakton datën për seancën

February 18, 2026
​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In