• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA është fuqi kolonialiste”, intervista e Berishës për TV iranian, arsyeja e shpalljes non-grata?!

by A R
30/04/2023 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Materiali që Hashtag.al prezanton sot, lyp një parantezë për shpjegimin e kontekstit. Jemi në vitin 2023, Berisha është shpallur non-grata në SHBA dhe së fundmi ai ka pajtuar një kompani lobimi për të hetuar dosjen dhe shkaqet që sipas tij çuan në shpalljen e tij non-grata.

Hashtag.al ka mësuar së fundmi se pjesë e materialit të dosjes “non-grata” është dhe një video me intervistën e dhënë nga Berisha në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.

Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.

Duke qenë se në intervistë Berisha përmendte dhe Bosnjën, gazetarët iranianë ia dhanë pjesën ku përmendej Bosnja kolegëve të tyre në Sarajevë, editorëve të revistës boshnjake “Ljiljan”, një revistë kjo e krahut musliman të Bosnjës.

Në kohë rekord intervistën e revistës boshnjake e siguroi Et’hem Haliti. Ai e përktheu brenda ditës dhe më pas e dërgoi në revistën “Rimëkëmbja”, publikimi në shqip u realizua më 29 prill 1997.

Pikërisht në arkivën e kësaj gazete e ka gjetur dhe Hashtag.al këtë intervistë të harruar dhe thuajse të panjohur në Shqipëri.

Pohimet që Berisha u ka bërë gazetarëve dhe televizionit iranian, janë drastike, thuajse të pabesueshme.

Le të rendisim disa:

–Fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë.

-Kisha orthodhokse bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi.

-Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore.

-Firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane.

-Amerikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por i kishin mashtrime.

Të gjitha këto pohime kaq të rënda të Berishës për televizionin iranian, në fakt janë një truk i ftohtë i tij, për të gjetur mbështetje ku të mundej në botën muslimane  në kulmin e luftës së tij me amerikanët në vitin 1997.

Ky botim i Hashtag.al nuk synon absolutisht të cenojë ndjenjat e asnjë komuniteti fetar, pasi kjo intervistë duhet kuptuar si një teknikë e dëshpëruar dhe makiaveliste e Berishës. Këtë e vërteton lehtësisht dhe periudha pas vitit 2005, kur Berisha bëri ujdi sërish me amerikanët dhe në disa deklarata të përsëritura e ka quajtur regjimin në Iran si “regjim nazist”.

Por me sa duket amerikanët operojnë me metodën “vazhdojmë, por shënojmë”, ia kanë mbajtur shënim dhe “futur në dosje” këtë intervistë tepër kompromentuese që Berisha ka dhënë në vitin 1997.

Në kuadrin e partneritetit për paqe, kërkoi limanin e Durrësit për bazë ushtarake
(Marrë nga revista javore “Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)

/a.r

Next Post
Rusët nuk ndalin bombardimet, plagosen civilë dhe shkatërrohen disa ndërtesa banimi në Donetsk

Rusët nuk ndalin bombardimet, plagosen civilë dhe shkatërrohen disa ndërtesa banimi në Donetsk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

January 15, 2026
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Pezullimi i vizave amerikane, eksperti zbulon detajet: Thelbi është barra buxhetore, ja deri kur do qëndrojë në fuqi

January 15, 2026
Reagon ashpër Gjin Gjoni: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

Qendrimi i Berishës ndaj SPAK, Gjin Gjoni: Ai ka kritika ndaj individëve, jo ndaj institucionit

January 15, 2026
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

“Pasuritë e tyre, në sitë të prokurorisë”, Gjikondi: Basha ka orientuar SPAK drejt Berishës për “21 janarin”

January 15, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten lehtë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten lehtë

January 15, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In