• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA e shpalli ‘non grata’/ Bujar Kapexhiu befason me atë që thotë për Berishën: Si mund të jetë ai i korruptuar? E meriton të jetë lider se është i freskët

by Java News
02/05/2022 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej risive të listës së re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u zgjodhën ën Kuvendin e organizuar nga Berisha ishte emri i artistit Bujar Kapexhiu. Ai shpesh është parë krah PD, edhe kur ajo drejtohej nga Basha, ndërkohë që mbahet mend për shfaqjen krah Presidentit Ilir Meta në mitingun që ai thirri më 2 mars 2020.

Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD.

Sipas tij 35 deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit të Berishës patën presion nga ndërkombëtarët.

“Dikush e quan çarje, dikush e quan braktisje. Unë do ta quaja krisje që mund të rregullohet mjaft mirë.  Të dyja palët reklamojnë, diskutojnë dhe bëjnë ofertën për bashkim dhe çuditërisht aq më shumë largohen.  Po të kishin ardhur në Kuvend, çfarë do të ndodhte? Pse nuk ishin? Më mirë se të gjithë e dinë ata. Unë jam shumë i sigurt se ka pasur presion, nga ndërkombëtarët. Për qëllime të mbrapshta. Deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve. Për të ruajtur karrigen e tyre që mua më vjen keq por do ta humbasin. E ardhmja nuk është e tyre. Ata duhet të vinin aty në Pallatin e Kongreseve. Ajo sallë do t’i mblidhte dhe ata që kishin mendime të kundërta. Ç’të keqe do të ishte të vinin dhe ata dhe të flisnin  aty mendimin e tyre?”, tha Kapexhiu, duke nënvizuar se rikthimi i Topallit, Murrizi, Hajdari e të tjerët është një gjë shumë e bukur.

Për të shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është absurditet, ndërkohë që thotë se s’ka asnjë problem që ish-Kryeministri nuk shkon dot

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde.  Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë! Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu.
Ai thotë se është i sigurt se Berisha do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike.

“Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidenti Bujar Kapexhiu shprehet se Rama do të tregonte burrëri nëse do ia linte atë opozitës.

“Nëse Presidentin do t’ia linte opozitës, kjo do të ishte burrëria e tij. Kjo do t’i shkonte edhe karakterit të tij. Unë i bën thirrje si mik që le ta bëjë sepse do t’i jepte vlera vetes dhe do të ç’tensiononte këtë situatë konfliktuale ku jemi. Jemi kaq pak dhe kemi kaq shumë konflikt”, tha ndër të tjera anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu.

g.kosovari

Next Post
Pentagoni: Trupat ruse janë tërhequr përfundimisht nga Kievi

'Pajisjet tona janë që nga koha sovjetike'/ Korrupsioni i lë rezervat e Ukrainës pa armë, flasin togerët: S'dihet se ku shkojnë...

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Bujar efendi une jam dakort qe Rama presudentin tia lej opozites !A mban mend PD dhe Saliu tia ken lan presidentin PS jeto 30 vjet ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In