• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA e prerë ndaj G-7 për ndryshimet klimatike

by Java News
28/05/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lëvizje të pashembullt, Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë me homologët e tyre për një çështje të rëndësishme në komunikatën përfundimtare të samitit të Grupit të Shtatëshes.

Në komunikatën përfundimtare, të gjitha vendet e G-7, përveç Shteteve të Bashkuara premtuan veprim për të zbutur ndryshimet klimatike.“Shtetet e Bashkuara janë në proces të rishikimit të politikave mbi ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit dhe kështu që nuk janë në pozitë të bashkohen me konsensus në këtë temë”, thuhet në komunikatë.

“Duke e kuptuar këtë proces, krerët e shteteve dhe qeverive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian riafirmuan angazhimin e tyre të fuqishëm për të zbatuar me shpejtësi Marrëveshjen e Parisit”, shkruan Zëri i Amerikës.

Shtetet e Bashkuara sipas dokumentit, duan më shumë kohë për të vendosur nëse do të dalin nga marrëveshja për të pakësuar emetimin e karbonit, për të cilën u ra dakord dy vjet më parë, me përfaqësues të 195 vendeve.

“Do të marr vendimin tim përfundimtar për Marrëveshjen e Parisit javën e ardhshme!”, tha presidenti Trump përmes Tweeterit nga Sicilia në prag të përfundimit të drekës së punës së grupit të G-7.“I thashë Donald Trumpit se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten plotësisht të angazhuara në Marrëveshjen e Parisit”, u tha gazetarëve presidenti francez Emmanuel Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshja për klimën është aq e rëndësishme saqë nuk duhet të ketë kompromise për të.“I gjithë diskutimi rreth klimës ishte shumë i vështirë, për të mos thënë shumë i pakënaqshëm”, u tha gazetarëve kancelarja gjermane.

“Nuk ka asnjë tregues nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë apo jo në Marrëveshjen e Parisit”.“Pati një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh”, për këtë çështje, pohoi këshilltari i lartë ekonomik i presidentit Trump, Gary Cohn.Grupet mjedisore shprehën menjëherë zhgënjim ndaj qëndrimit amerikan.

“Evropa, Kanadaja dhe Japonia dolën dhe mbajtën qëndrim, duke treguar përsëri sa larg është zoti Trump me pjesën tjetër të botës për çështjen e ndryshimeve klimatike”, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës Greenpeace International, Jennifer Morgan.

“Presidenti Trump duhet të kthehet tani në Uashington dhe të marr vendimin e duhur, për ta marr seriozisht çështjen e ndryshimeve klimatike dhe për të vepruar me pjesën tjetër të botës”, tha Morgan në një deklaratë që i dërgoi Zërit të Amerikës.

Presidenti Trump ra dakord për sa i përket formulimit të gjuhës së komunikatës për tregtinë, duke rënë dakord të luftojë protektonizmin me gjithë qëndrimin e tij të përsëritur “Amerika e para”.“Ne veprojmë ndaj jush ashtu siç veproni ju ndaj nesh”, ishte ajo çfarë Trump iu komunikoi partnerëve të G-7 për politikat tregtare, iu tha gazetarëve këshilltari Cohn.

Në një fjalim para personelit të shërbimit amerikan në bazën detare Sigonella, presidenti nuk përmendi asnjë nga mosmarrëveshjet me gjashtë vendet e tjera, duke thënë se samiti ishte “një takim jashtëzakonisht produktiv” dhe se “kemi bërë shumë miq të mirë këtë javë”.

Në një ndryshim tjetër nga tradita e takimeve të G-7, presidenti amerikan nuk mbajti një konferencë shtypi pas përfundimeve të samitit. Ai ishte i vetmi udhëheqës prezent që nuk foli me gazetarët.Dita e dytë dhe e fundit e Samitit të G-7ës mblodhi në një takim të përbashkët edhe udhëheqës të disa vendeve afrikane.

Vendi organizator, Italia, kërkon të tërheqë vëmendjen tek kriza e emigrantëve dhe udhëtimin e të rrezikshëm përmes Mesdheut të dhjetëra mijërave prej tyre, drejt një jete më të mirë në Evropë.Udhëheqës nga Etiopia, Kenia, Nigeri, Nigeria dhe Tunizia, janë të pranishëm në këto bisedime si vende kryesore prej nga vijnë emigrantët, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Bashës po t’i heqësh rripin e pantallonave, do t’i bien në fund të këmbëve

Bashës po t’i heqësh rripin e pantallonave, do t’i bien në fund të këmbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In