• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHBA e ka dosjen mal me prova për të”/ Idajet Beqiri për Berishën: Nuk do të zërë shtatori në Kuvendin e ri të Shqipërisë!

by
21/05/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri, padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken e ka cilësuar të paprecedentë dhe të papërgjegjshme pasi ai është duke hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe se për të nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër.

Avokati tha për Report Tv se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet, ndërsa shtoi se një pjesë të krimeve Berisha i ka pranuar edhe vetë me gojën e tij, ku janë me zë e figurë në të gjitha mediat.

“Padia është një rast i paprecedentë dhe tregon vijueshmërinë e qëndrimeve të papërgjegjshme të tij. Edhe një padi kundër sekretarit Blinken, çdo gjykatë do i thoshte se nuk ke të bësh me të pasi ai flet në emër të qeverisë amerikane dhe duhet t’i drejtohesh asaj dhe jo këtij individi. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai  e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve , e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper”, tha Beqiri.

Avokati tha se krimet e Berishës janë aq të rënda dhe të mëdha sa nuk ka asnjë në botë që ia kalon dosjes së tij aq sa ai mund të krahashohet lehtësisht me kriminelët e luftërave botërore. Gjithashtu Beqiri u shpreh i bindur se SPAK do të nis shumë shpejt një hetim për Sali Berishën dhe se atë nuk do të zërë shtatori në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se me kaq krime që ka kryer Berisha askush në botë nuk ka një numër të lartë provash dhe veprash të rënda sa ka kryer ky, ky po afrohet te kryekriminelët e luftërave botërore. Në këtë aspekt po të thanë non grata  në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori  pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime.  Një procedim panel do të nis shumë shpejt kundër tij dhe familjarëve të tij”, tha Beqiri./ b.h

Next Post
Dy shenjat e Horoskopit që nuk i keni për lidhje serioze

Shenja më me fat për ditën e nesërme: 22 maj 2021!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In