Forcën e Sigurisë së Kosovës është modernizuar me automjete ushtarake të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes. Në këtë ceremoni u bë e ditur se 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Haradinaj, tha se FSK po modernizohet me mjete ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i blejë 24 automjete multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, ndërsa 27 automjete do t’i dhurohen falas.
“FSK është një trupë profesionale gjithpërfshirëse. Sot ne po bëhemi dëshmitar se FSK k po modernizohet me mjete ushtarake. Kjo tregon se kjo forcë po bëhet sipas kërkesave të NATO-s. Transformimi do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë. FSK është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shqiptarëve, e serbëve e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.
a.ç