SHBA ka votuar për të ngrirë shitjen e armëve tek rojet e sigurisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky veprim vjen pasi truprojat e Erdoganit u filmuan në maj duke sulmuar protestuesit në Uashington.
Senati amerikan votoi të hënën për të bllokuar shitjen e armëve me vlerë 1.2 milion dollarëve ose 1 milion eurove për rojet personale të sigurisë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Vendimi vjen pasi 15 anëtarë të sigurisë së Erdogan përballen me akuza sulmi në SHBA në lidhje me protestën e majit nga kurdër jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.
Sulmi, që ndodhi në mes të ditës, u kap nga kamerat dhe u shpërnda gjerësisht në internet dhe në media.
a.ç