• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA-BE kërkojnë miratimin me urgjencë të 7 ligjeve, barrierat që pengojnë

by A R
25/07/2016 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkombëtarët kërkojnë votimin urgjent të 7 ligjeve prioritare të Reformes. Kuvendi nuk mbyllet. Deputetët njoftohen të mos largohen me pushime para të shtunës. Kushtetuta e re mbërrin tek Presidenti. Presidenti me pushime akoma.

Meta e Basha aktualisht janë në SHBA dhe duke qënë se duhet konsensus dhe për këto ligje, atëherë shihet një vonesë në miratimin e tyre, pavarësisht se ndërkombëtarët e kërkojnë urgjent një gjë të tillë. Pasi për ta nuk ka kthim prapa, e tha dhe ambasadorja e BE Vlahutin në Kukës.

Por në fjalën e tij në Kuvend, sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani nuk ka munguar që të shprehet se pavarësisht se ka kaluar me konsensus të plotë reforma në drejtësi me gjithë ndryshimet Kushtetuese, mazhoranca ka nevojë sërish për konsensusin e opozitës dhe për 7 ligjet mbështetëse të kësaj reforme.

Një paralajmërim i qartë i opozitës se sërish nuk do ta ketë të lehtë procesin e implementimit të reformës në drejtësi, ku do kërkojë sërish “dorën” e opozitës. Ristani ka qënë i qartë në vendosmërinë e tij në Kuvend teksa e ka deklaruar paralajmërimin se shtatë ligjet kanë punë për t’u miratuar, duke u kujtuar shqiptarëve se do fillojhë sërish kalvari i debateve për 7 ligjet e “drejtësisë”.

Ndërkohë që ndërkombëtarët, autorë të fortë të ndryshimeve në Kushtetutë, kërkojnë tani miratimin e shtatë ligjeve prioritare që shoqërojnë ndryshimet në Kushtetutë.

Burime diplomatike i thane sot Skandal.al se, ndërkombëtarët i kanë kërkuar udheheqësve politikë të mos mbyllin Kuvendin para fundit të këtij muaji. Ata kërkojnë miratimin e shtatë ligjeve prioritare. Në fakt, zëvendëskryetarja e Kuvendit që drejtoi seancën, Valentina Leskaj, nuk njoftoi në fund të seancës, mbylljen e sesionit të verës të punimeve të Kuvendit.

Ndërkohë deputetë të ndryshëm të maxhoracës thanë se janë porositur të mos lëvizin për pushime para të shtunës së kësaj jave.

Ka mundesi të mblidhen sërish të enjten për shtatë ligjet, por pritet çdo të thotë PD thanë deputetë të maxhorancës. Ne fakt, të premten në mëngjes herët, pak pas votimit e para mbylljes së seancës të së enjtes, kryesocialisti Ruçi i kërkoi kryeparlamentarit Meta, një mbledhje të posaçme të Konferencës së Kryetarëve gjatë ditës në vijim.

Ruçi e kërkoi mbledhjen për të diskutuar mes palëve për vijimin e mëtejshem të procedurave parlamentare për të miratuar shtatë ligjet prioritare. Ai tha se kërkonte që miratimi i shtatë ligjeve të vijonte në të njëjtën frymë e në të njëjtën mënyrë.

Mbledhja nuk u zhvillua, ndërkohë që kryeparlamentari Meta është në SHBA. Në SHBA është dhe kreu i PD Lulzim Basha, që ka në dorë konsensusin e gjërë të grupit të PD.

Por dhe presidenti është me pushime, njeriu që do të dekretojë Kushtetutën e Re të Shqipërisë.

Burime nga institucioni i Presidentit, i thanë se vetëm të hënën në mëngjes kishte mbërritur atje, drafti i zbardhur zyrtarisht i Kushtetutës së re nga Kuvendi. Tani do të duhet që Presidenti të dekretojë ndryshimet.

Do të duhet një dakordësi e re, që menjeherë pas dekretimit Kuvendi të mos presë botimin në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen në fuqi, për të vijuar me shtatë ligjet që janë të lidhura me Kushtetutën. Por mbi të gjitha do të duhen votat. Për konsensus.

Next Post

Dhunohej nga djali 18-vjeçar, jepet urdhër mbrojtjeje për babain 54-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In