Disa javë më parë, punëtorët e ndërtimit gërmuan pranë një shtëpie në Denver, Kolorado dhe bënë një zbulim befasues. Ata zbuluan kockat e dinozaurëve.
Shkencëtarët që u morën më analizimin e kockave të gjetura thanë se ishin të një triceratopi të rritur të varrosur në shtratin e themelit dhe se fosilet ishin 68 milion vjeçare.
“Mezi po presim të ndajmë më shumë detaje ndërsa vazhdojë të gërmojmë,”-tha Tyler Lyson. “Gjetjet si kjo janë relativisht të rralla dhe janë një kujtesë e madhe se sa dinamik është planeti ynë dhe sesa shumë ka për të zbuluar.”
Denver është një pikë e nxehtë fosileve, sidomos kur është fjala për dinozaurët e llojit triceratops.