• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA akordon 520 milionë dollarë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

by Java News
16/07/2017 09:37
The Capitol is quiet after lawmakers departed the for the Independence Day recess, in Washington, Friday, June 30, 2017. The Republican leadership in the Senate decided this week to delay a vote on their long-awaited health care bill in following opposition in the GOP ranks.(AP Photo/J. Scott Applewhite)

The Capitol is quiet after lawmakers departed the for the Independence Day recess, in Washington, Friday, June 30, 2017. The Republican leadership in the Senate decided this week to delay a vote on their long-awaited health care bill in following opposition in the GOP ranks.(AP Photo/J. Scott Applewhite)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tragjedia e trafikimit të qenieve njerëzore ishte në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave në Kongresin amerikan, ku nëpërmjet një votimi dypartiak u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve një fond prej 520 milionë dollarësh për të luftuar fenomenin dhe për të ndihmuar të mbijetuarit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson, bisedoi me ligjvënësit që udhëheqin luftën ndaj këtij kërcënimi global.Kongresi amerikan diskutoi rreth dëmit të shkaktuar në mbarë botën nga fenomeni i skllavërisë moderne.
Shkatërron tregjet e punës dhe njerëzit. Gërryen komunitetet dhe prish stabilitetin dhe shtetin ligjor. Ushqehet prej korrupsionit, lakmisë dhe dhunës”, u shpreh Senatori demokrat Benjamin Cardin.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një industri prej 150 miliardë dollarësh dhe mbi gjysma e 20 milionë personave të trafikuar janë gra dhe vajza.Vetëm disa javë pasi administrata Trump shtoi Kinën në listën e shkelësve më të mëdhenj, krahas Rusisë, Iranit dhe Sirisë, ligjvënësit akorduan fonde për këtë betejë që i kalon kufijtë shtetërorë. Këto fonde do të kenë një ndikim real në jetën e të mbijetuarve nga trafikimi.“Duhet mbështetje, si kjo e miratuar nga Kongresi, që të mbijetuarit të kenë ushqim, trajtim mjekësor dhe përfaqësim ligjor. Të përjetosh trafikimin është njëlloj si skllavëria. Viktimat humbin çdo gjë”, thotë Andrea Powell, drejtore ekzekutive e organizatës “Fair Girls”.Zonja Powell, e cila ndihmon të mbijetuarit në mbarë botën, thotë se ky fenomen gjendet kudo, shkruan VOA. “Të gjithë e shohim pa kuptuar, në mënyrë pasive këtë fenomen”, thotë ajo.Realiteti i hidhur e bëri më të pranishëm problemin për ligjvënësit.

“Shumica mendojnë se problemi ekziston larg shtëpisë së tyre, në ndonjë vend tjetër, në ndonjë qytet të madh, por realisht e gjejmë kudo”, thotë Ligjvënësja republikane Kristi Noem.Një ndër ligjvënësit që kanë trajtuar herët problemin në Kongres, Chris Smith, thotë se legjislacioni i miratuar ka një përqasje të re.“Fitimet që u konfiskohen trafikantëve kur arrestohen, mund të përdoren si fonde për viktimat”, thotë Ligjvënësi republikan Chris Smith.Ligji i ri paralajmëron të gjitha vendet e botës.
“Nëse do të jetë i përfshirë një vend, atij nuk do t’i jepet asistencë ushtarake derisa të luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore”, shpjegon Ligjvënësja demokrate Sheila Jackson.Zonja Lee përfaqëson Houston-in, një ndër epiqendrat e trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara.“Houston-i është një metropol i mbingarkuar, me shumë hapësira, ku mund të ketë biznese false që realisht përdoren për trafikim njerëzish. Viktimat e tyre janë të frikësuara dhe nuk flasin anglisht. Trafikimi është një plagë për të gjithë ne”, thotë Ligjvënësja Lee.
Është edhe një kujtesë se beteja duhet të vazhdojë.
a.ç

Next Post
U përfol për lidhje me djalin e presidentit, zbulohet lidhja e re e aktores shqiptare me këngëtarin

U përfol për lidhje me djalin e presidentit, zbulohet lidhja e re e aktores shqiptare me këngëtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In