• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHBA, 3000 trupa në Afganistan për evakuimin e amerikanëve! Biden: Koha që afganët të mbrohen vetë nga talebanët

by Java News
13/08/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara po vendosin 3 mijë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e Ambasadës amerikane në Afganistan. Disa vëzhgues e krahasojnë situatën me evakuimin që SHBA u bëri qytetarëve të saj nga Vietnami më 30 prill 1975. Në kushtet e përparimit të talebanëve të cilët çdo ditë po marrin nën kontroll kryqytete provincash ndërsa forcat afgane të sigurisë dorëzohen, Departamenti amerikan i Shtetit këtë të enjte doli me një njoftim.

“Në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë, ne po zvogëlojmë edhe më tej praninë tonë në Kabul. Në javët e ardhshme presim të kemi vetëm prani thelbësore diplomatike në Afganistan.Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: Ambasada mbetet e hapur dhe ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë diplomatike në Afganistan”, tha zëdhënësi i DASH Ned Price.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby dha më shumë detaje, duke thënë se pjesëtarë nga tre batalione këmbësorie do të jenë të parët që do të dërgohen në rajon.

“Ato tre batalione këmbësorie përbëhen nga afërsisht 3 mijë pjesëtarë dhe ata do t’u shtohen e trupave që ndodhen në Kabul. Për momentin atje kemi më shumë se 650 trupa. Këta 3 mijë do t’u bashkohen atyre”, tha Zëdhënës i Pentagonit John Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se tërheqja e personelit diplomatik nuk përcjell mesazhin e braktisjes tek populli afgan.Por disa veteranë ushtarakë amerikanë dhe vëzhgues të tjerë thonë se kjo tërheqje e shpejtë u kujton atyre evakuimin poshtërues të amerikanëve të fundit nga tarraca e Ambasadës në Vietnamin e Jugut më 30 prill 1975, pasi Saigoni ra në duart e forcave komuniste të Vietnamit të Veriut. Para një muaji Presidenti Joe Biden hodhi poshtë krahasimin duke thënë se është koha që vetë afganët të mbrojnë vendin e tyre nga talebanët./m.j

Next Post
Riaktivizohet zjarri në fshatin Thirrë, mbërrin helikopteri çek dhe ushtria, Ministria e Mbrojtjes: Ja vatrat që rrezikojnë banesat

Riaktivizohet zjarri në fshatin Thirrë, mbërrin helikopteri çek dhe ushtria, Ministria e Mbrojtjes: Ja vatrat që rrezikojnë banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In