Shoqata Për Autonominë Vendore ka reaguar për sulmin e djeshëm në KZAZ-në numër 6 në Vaun e Dejës dhe për shkarkimin e kreut të kësaj bashkie Zef Hilën.
Shoqata deklaron se djegia e shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Vaun e Dejës është turp kombëtar dhe për këtë arsye do ndihmojnë në ringritjen e shkollës.
Shoqata Për Autonominë Vendore dënon sjelljen e Hilës dhe fton qytetarët të votojnë të dielën.
‘Djegia e shkolles Ndre Mjeda ne Vaun e Dejes, turp kombetar! Thirrje bashkive, te mos tradhetojne misionin ndaj njerezve e ligjit. Mbeshtetje policise, ftojme qytetaret te votojne lirshem te dielën.
Denojme me force sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenje dhe e paligjshme, s’mund te perfaqesoje qytetaret. Solidaritet me banoret e Vaut te Dejes, s’kane lidhje me dhunen, do ndihmojme me ringritjen e shkollës’, thuhet në mesazhin e Shoqatës për Autonominë Vendore./l.m