Një prezantuese e njohur u shkarkua nga puna, pasi fyeu personat e shëndoshë.
Gruaja nën akuzë quhet Reham Saeed, është një fytyrë e njohur e talk show ‘Sabaya’, i cili transmetohet në televizionin kombëtar egjiptian al-Hayah TV.
Gjatë një emisioni të sajin, Saeed i cilësoi personat e shëndoshë si “barrë për familjen dhe shoqërinë”, duke marrë spunto nga fushata e Presidentit Abdel Fattah al-Sisi, kundër stilit të jetës së pa shëndetshëm.
Sipas prezantueses, femrat mbipeshë humbin feminitetin e tyre për shkak të “toksinave shkatërruese dhe yndyrës së tepërt”, ndërsa për meshkujt obezë tha se duhen ndëshkuar me vetmi.
Menjëherë pas kësaj deklarate, televizioni i komunikoi shkarkimin nga detyra prezantueses, shkruan noa.al.
Pas këtij vendimi, në profilin e saj në Instagram, Reham shkroi se është përballur me kërcënime me vdekje.
/a.r











