• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sharje, ofendime dhe kapje prej flokësh mes infermiereve, dënohet me gjobë një prej tyre

by A R
10/01/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i nisur mes dy femrave, pjesë e bluzave të bardha, në një nga pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka precipituar në kapje nga flokët dhe përdorim të fjalëve joetike.

Sherri i nisur në korridoret e QSUT-së ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku njëra prej tyre është dërguar si e pandehur për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, por pak ditë më parë gjykata përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Liljana P., 34 vjeçe, duke e deklaruar të fajshme për akuzën raporton panorama.

Ajo u gjobit me 100 mijë lekë gjobë, të cilën ka duhet ta paguajë brenda një afati 1-vjeçar nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë. Referuar vendimit të gjykatës, episodi i dhunshëm në QSUT është regjistruar paraditen e 9 majit 2016.

Sipas Gjykatës, e pandehura Liljana P. është grindur me kryeinfermieren L.H. dhe administratoren B.S., për shkak se e ka caktuar roje te dera e pavijonit, në një kohë që nuk është detyra e saj funksionale. Fillimisht e pandehura i është bindur këtij urdhri. Më vonë, ajo ka shkuar të sqarojë problemin tek administratorja.

Në vendimin e arsyetuar saktësohej se në lidhje me këtë mosmarrëveshje të lindur në vendin e tyre të punës ka vënë në dijeni edhe shefin e pavijonit, si dhe shefen e personelit. Sipas Gjykatës, e pandehura e ka pasur të pamundur të sqarojë konfliktin, për shkak të angazhimit të këtyre personave në punë të tjera. Për këtë shkak, e pandehura ka shkuar sërish tek administratorja, por këtë herë jo e vetme.

“Në këto rrethana, e pandehura i është drejtuar përsëri shtetases B.S. nën shoqërimin e bashkëshortit. Kallëzuesja B. nuk ka pranuar të takojë të pandehurën, pasi ajo ishte e shoqëruar me familjarë të saj dhe nuk e kishte për detyrë”, thuhej në vendim.

Sipas Gjykatës, në debat e sipër kallëzuesja B.S. ka nxjerrë aparatin e telefonit celular për ta filmuar, por ka marrë një reagim të papritur nga e pandehura.

“E pandehura Liljana P. i ka marrë aparatin e telefonit celular dhe e ka kapur nga flokët, duke përdorur edhe fjalë joetike. I pranishëm gjatë zhvillimit të ngjarjes ka qenë bashkëshorti i saj, i cili nuk ka reaguar”, citonte Gjykata./a.m.

Next Post
VIDEO/ Dhëndrri i lë dasmorët me gojën hapur, kur fut kokën tek…

VIDEO/ Dhëndrri i lë dasmorët me gojën hapur, kur fut kokën tek...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com