Pas akuzave të mediave zviceriane për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, për një foto me imamin Shefqet Krasniqi, ka ardhur dhe reagimi i tij.
Futbollisti shqiptar në rrjetin social Facebook, shkruan se “Krasniqi erdhi tek unë dhe më pyeti për të bërë një foto, si mijëra njerëz të tjerë. Kjo është ajo që unë kam bërë. Nëse unë do refuzoja dëshirën e tij, kjo do të ishte e vrazhdë”.
Shaqiri thekson se nuk ka qënë në dijeni që ky imam është i dyshuar për lidhje me terrorimin. “Unë nuk mund të kontrollojë çdo tifoz i cili dëshiron të bëjë një foto mua. Ne jemi myslimanë të devotshëm jo radikalë”, përfundon reagimin e tij futbollisti shqiptar që luan me kombëtaren zviceriane.









