Një i ri shqiptar është arrestuar sot nga policia greke me akuzën e shantazhit.
Bëhet fjalë për një 20-vjeçar që shantazhonte me foto lakuriq një vajzë.
Pasi kishte arritur që të sigurojë foton e një 14-vjeçareje, shqiptari e kërcënonte se do ta publikonte nëse ajo nuk do t’i dërgonte foto të tjera.
Policia greke gjeti në shtëpinë e tij dhjetëra foto dhe video të vajzave të zhveshura dhe gjysmë të zhveshura, mes të cilave edhe ato të 14-vjeçares.
/a.r