• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shantazhet/ Ekspertët e IT: Përhapja e të dhënave bëhet nga punonjësit e serviseve

by Java News
09/05/2019 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shantazhet me foto dhe video po shqetësojnë edhe qytetin e Peshkopisë. Në to identifikohen qartazi fytyrat e personave. Megjithatë, për shkak të mentalitetit nuk janë bërë padi, por thirrjet për të ndalur këtë fenomen kanë qenë të shumta.

Sipas Top Channel përhapja e të dhënave personale është bërë nga punonjësit e serviseve ku janë shitur telefonët. Pavarësisht se ju mendoni se keni fshirë të gjitha materialet në telefonin tuaj, apo të partnerit, ato mund të rikthehen në disa mënyra.
“Mund të përmendim aplikacionet në ‘Cloud’ që ruajnë automatikisht çdo shkrepje të telefonit. Ekzistojnë gjithashtu mënyra të tjera, siç janë rikuperimi i të dhënave nga karta SD, apo rikuperimi i të dhënave nga vet memoria e brendshme e telefonit. Këto realizohen kryesisht nëpërmjet disa programeve speciale, që mund t’i gjesh fare lehtë me pak njohuri teknologjike”, tha Kushtrim Shala, specialist IT-je.
Përpara se të shisni telefonin duhet të përdorni disa aplikacione për fshirjen e informacioneve personale, pasi formatimi i telefonit i fshin vetëm në mënyrë të përkohshme ato, derisa telefoni të mbushet me informacione të tjera. Ndaj, për të mos rënë prè e ndonjë shantazhi duhet të keni parasysh këto këshilla.
“Është mirë që telefoni të mos shitet bashkë me kartën SD. Ajo duhet konsideruar personale dhe të shkatërrohet fizikisht. Ndërsa për sigurinë e të dhënave personale, e ato në memorien e brendshme, duhet të kujdesemi që përpos formatimit të telefonit, të fshijmë me aplikacione të dedikuara, që në gjuhën teknike quhet Shring”, tha më tej Kushtrim Shala.
Por, vendimet e vajzave nga presioni psikologjik në një rreth të vogël, ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin dhe ku shenjohesh papritur për jetën private, kanë qenë jo pak herë tragjike. Rasti i fundit, ai i 16-vjeçares në Berat, që u vetëhelmua si pasojë e kërcënimeve me mesazhe telefonike.
“Familjet shqiptare të ndërgjegjësohen që fëmijët e tyre mund të bëjnë gabime. E rëndësishme është të këshillohen. Mos t’i lënë të pavëzhguar në orare nga më të ndryshmet, sidomos në oraret e vona, ku komunikimi në rrjetet sociale është një element agravues në situata të tilla”, tha Brunilda Laboviti, psikologe./TCH
g.kosovari
Next Post
Ndikimi rus dhe lobimi i PD, Palmer: Kavalec është ende kandidate për ambasadore

Palmer: Prishtina e Beogradi ta ndjekin shembullin e Shkupit dhe Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In