• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i fundit ose goditja me bisht

by Frrok Çupi
09/04/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A na bëjnë sytë apo janë këta që përplasen me vetveten?! Kërcënojnë, komplotojnë, vetëflijohen, shesin ajër… Para një ore, Lulzim Basha u kthye në vendin e krimit, te Teatri Kombëtar dhe nënshkroi prapë marrëveshjen: ‘Do ta ndërtoj siç ka qenë në vitin 1939”. Kjo është hera e dytë që nënshkruan për një epokë të vdekur.

Çfarë po ndodh, a duhen pastruar syzet, apo këta janë?…

I njëjti konvulzion si i George Orwell kur e konstatoi së prapthi vitin kur jetonte;  shikonte një tjetër luftë me vetveten dhe shënonte ‘Viti 1984’ në vend të ‘1948’. Më duket sikur jam në akuarium, stërkalat vijnë prej të të njëjtit lloj kafshe e përplasen në qelq.

Po përplasin bishtin ata që ishin, ja kjo është. Dinozaurët qenë krijesat e para, më të mëdhatë e botës, por që edhe këta ditën e fundit nisën të godasin me bisht. Sado me pushtet qofshin, ditën e  keqe kur nuk ka më fuqi, krijesa godet me pjesën e fundit të trupit.

Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të  besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati. Por të paktën ky është i butë edhe kur godet me bisht. Më të rëndat i ka pasur goditjet ndaj liderit të tij e paraardhës , njëkohësisht. Luli e ka izoluar Berishën, të paktën hë për hë. Berisha as shfaqet në mitingje, as lejohet të flasë në emër të PD për vaksinat, as pasardhësit nuk i shfaqen në publikun politik.

Vetë Berisha, me sa duket ka rënë; as gishtin nuk e ngre dot më. ‘Të zë e jotja!’, thotë populli. U bënë shumë, që nga viti 1992 kundër pasurisë kombëtare, kundër Drejtësisë, kundër kursimeve të shqiptarëve, kundër popullsisë së Jugut; kundër dëshmitarëve dhe kundërshtarëve; kundër protestuesve; pro të ligës… As me bisht nuk godet më.

Kryetari i PD më shumë po ruhet nga bishti i Metës.

Goditja e fundit e Ilir Metës ishte goditja e Rinasit: Kamikazët e tij bllokuan hapësirën qiellore duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve, trafikun botëror ajror, ardhjen e vaksinave andti- covid… Për fatin tonë të mirë, bishti i Metës kapi Amerikën. Amerika ka planifikuar stërvitjen militare më të madhe në vendin tonë dhe aeroporti do të përdorej; Meta e bllokoi bash në këtë ditë.  A donte ‘kafsha politike’ që të godiste Amerikën? (Prisni- prisni!- pat deklaruan e shoqja Monika- Meta është kafshë politike e tmerrshme!). Po të mos i drejtohej Amerikës, ishte pa vlerë se çfarë mund t’u bënte shqiptarëve! Kundër amerikanëve është betuar se do t’i kapë ‘për veshi’, por kjo ka ndodhur kohë më parë, kur nuk e kishin lëshuar të gjitha fuqitë. Edhe Reformën e Drejtësisë e ka goditur disa herë saqë e ka lëshuar përtokë por prapë është ngritur. Ka goditur Kushtetutën, ka  lënë postin e presidentit dhe është angazhuar hapur në fushatën politike për partinë e gruas; ka goditur zgjedhjet e kaluara; ka goditur me grushte policinë; ka goditur stabilitetin e vendit, ka dalë i dehur me raki…

Goditja me bisht ishte e fundit, në Rinas: . Të tre liderët e opozitës u tradhtuan nga brenda dhe e përdorën ‘bishtin’ para kohe. Ata ishin betuar se atë pak fuqi që ka mbetur do ta kishin për ditën e zgjedhjeve të 25 prillit; por edhe ky shans ra.

Pse nuk ka më shans tjetër?

E para, se bie dinastia e keqe e pushtetit të vjetër. Këta kanë tre dekada që i bëjnë namin vendit dhe individit, që nga grabitja deri te krimi- krim. Kësaj here, me humbjen e 25 prillit, çmontohen.

E dyta, se sapo të ulin bishtin, dikush do të trokasë në derën e tyre me një letër nga Prokuroria e Drejtësisë së re. Nuk ka mundësi që nga kjo botë dikush të largohet pa u falur para vdekatarëve të tjerë të gjallë.

E treta, se nuk e kanë kohën me vete; natyra ka ligje. Është një fosil i dinozaurit në ujërat e njërës  nga shpellat më atraktive turistike të Sllovenisë, shfaqet i vogël sa një peshk cironkë; është edhe i fundit. Aq ka mbetur.

Edhe stërkalat e bishtave të tyre në faqet e akuariumit do të pushojnë së rrahuri…

VERITAS.COM.AL

Next Post
Gjithmonë kopjac, gjithmonë një hap pas…

"Nuk shquhem për tone të forta", Basha prezanton programin e PD për artin: Unë çfarë nënshkruaj e bëj realitet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In