• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i fundit…

by Artur Ajazi
01/11/2022 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ai  ka plot 32 vite që tallet me shqiptarët, vjedh me banda votat, fiton pushtetin me rrena dhe mashtrime, shkatërron shtetin për pushtetin, shpërthen depot e armatimeve, thyen ligjet dhe rregullat shqiptare, përzë dhe futet nga dritarja kur ikën nga dera e politikës, i imponohet sistemit dhe institucioneve, akuzohet për intriga, korrupsion, lidhje me rrjete të rrezikshme, shpallet non-grata, dhe ka 1 vit që mundohet të stacionojë në këtë vend struykturat e tij paralele me ato qeveritare.

Ai heton, hulumton, akuzon, gjykon, paralajmëron, dhe cakton data për “dorëheqjen” e kryeministrit ligjitim të Shqipërisë. Zgjedhjet e reja vendore, dhe vetëm ato, janë shansi i fundit për të rikthyer në shtëpi njeriun pengues të integrimit dhe zhvillimit të vendit. Humbja e rradhës, duhet ti japë atij njeriu një mësim të mirë. Në rast se ai vazhdon udhën e tij, pa e ndalur njerëzit e përgjegjshëm të mbetur në Partinë Demokratike, dhe në rast se organet e reja të drejtësisë vazhdojnë të tremben dhe treten para invazionit berishist, atëhere ky vend edhe për 3 dekada të tjera do të mbetet i pashpresë.

Nuk mund të nënshtrohet një klasë politike e përgjegjshme, qoftë edhe nga një njeri i vetëm. Nuk mund të përgjunjet një parti politike si Partia Demokratike, nga hija e një njeriu që shpreson ta mbajë peng vendin, dhe vetë forcën e tij politike. Ky është shansi i fundit. Ai njeri do të tejkalojë  sërish cakun dhe pragun e gjithçkaje, do të sfidojë ligjin, institucionet, drejtësinë, faktorin ndërkombëtar, në rast se nuk ndalet. Format dhe mënyrat se si mund të ndalësh njeriun e gabuar, janë me dhjetra.

Ka 32 vjet, dhe ka shkatërruar 3 breza shqiptarësh me politikën, zërin, britmat, veprimet dhe bëmat e tij, duke shuar shpresën tek rinia. Ai është sot megafoni i të keqes, edhe kur shikon se si e mira po e mbyt. Ai është sot ideatori dhe nxitësi i grupimeve që shkelin dhe “vrasin” ligjin dhe shtetin, ai është përçuesi i negativitetit tek ata, që kanë ende shpresë se ky vend bëhet. Ai “helmon” të rinjtë, pensionistët, fermerët dhe foshnjat me gjuhën e tij, me veprimet, ulurimet  dhe paralajmërimet se “këtu në rast se nuk ikën Edi Rama do të bëhet hataja”.

Ky është shansi i fundit, për ti dhënë shqiptarëve, se ky vend bëhet me punë dhe jo propogandë dhe parazitë, është shansi i fundit për të nxitur dhe promovuar tek rinia resurset, begatinë, dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndryshe, këtu do të mbeten vetëm hijet e Saliut, mbështetësit dhe dallkaukët që presin që një ditë, edhe ai do të ndëshkohet nga Zoti, dhe jo drejtësia…

Next Post
Tentoi të fuste në Shqipëri 22 mijë paund/ Ndalohet shqiptari në Rinas, i kishte fshehur në trup dhe valixhe

"Më jep 150 mijë paund ose ndryshe do të vras", në pranga për kanosje një 29-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In