• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shanset 50-50 për Itali-Shqipëri, modeli statistikor i parashikon 58%-42%

by Eduard Zaloshnja
15/06/2024 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një model simulacionesh statistikore që kam ndërtuar qysh në dhjetor për “Panorama Sport” (dhe që e kam përditësuar deri ditët e fundit), rezulton se probabiliteti për një rezultat pozitiv (barazim ose fitore) të kombëtares tonë ndaj Italisë është pothuaj 42%. I përkthyer në koeficientë bastesh, ky probabilitet jep koeficientin 2.4 për dopio shans X-2 për kombëtaren tonë.

Në karrierën time kam kryer 62 studime shkencore të botuara në SHBA (https://www.researchgate.net/scientific-contributions/Eduard-Zaloshnja-39551747 ), por asnjëri s’ka qenë më i vështirë se sa ndërtimi i modelit të simulacioneve statistikore për ndeshjen Itali-Shqipëri. Një merimangë e vërtetë ndërthurjesh probabilitare!

Sidoqoftë janë dy faktorë që nuk munda ti sasiorizoja dot në modelin tim statistikor: tifozerinë shqiptare në stadium dhe motivimin ekstra të futbollistëve tanë ndaj kombëtareve të mëdha.

Le të analizojmë faktorin e parë.

Ka shumë hamendësime në media se sa dhjetra mijra tifozë shqiptarë do të jenë në stadium për ndeshjen Itali-Shqipëri, por me siguri mund të thuhet se ata do të dominojnë në këtë ndeshje të shumëpritur nga të gjithë sportëdashësit shqiptarë, kudo që janë. Dhe tifozeria e zjarrtë shqiptare e ka provuar që ka qenë futbollisti proverbial “i dymbëdhjetetë” në të gjitha ndeshjet e kombëtares sonë.

Një faktor i tillë nuk mund të futet dot në një model statistikor. Sidoqoftë, një hamendje e përafërt mund të bëhet. Në ndeshjet në shtëpi, kombëtrja jonë shënoi gjatë eliminatoreve më shumë gola se sa priteshin nga modelet statistikore, dhe pësoi më pak. Kuptohet që përballë kishte kombëtare më të dobta se kombëtarja italiane, por krahasimi statistikor i mësipërm patjetër që mund të konsiderohet si një faktor plus. Me afërsi, ky faktor mund të na e çojë nga 42% në 46% probabilitetin e një rezultati pozitiv (barazim ose fitore).

Faktori i dytë është mobilizimi që ka demonstruar kombëtarja jonë në ndeshjet me ekipe të mëdha.

Për të mos shkuar tek barazimi ynë i famshëm me Gjermaninë më 1967 apo fitoret e famshme me Belgjikën më 1984 e me Greqinë kampione të 2004-ës, le të fokusohemi më afër te ndeshja me Francën më 2016.

Ishte ndeshja jonë e parë zyrtare në histori në një turne final europian, ku përballeshim me vendin organizator dhe me ekipin favorit për ta fituar atë. Statistikat deri minutëtn e 90-të treguan se, megjithë dominimin në kontrollin e topit, kombëtarja franceze nuk pati ndonjë epërsi të dukshme në treguesit e tjerë të rëndësishëm statistikorë. Ato 90 minuta të para u konsideruan befasia më e madhe statistikore e atij kampionati! U desh një kryevepër e Grizman, që ta zhbllokonte rezultatin për Francën…

Në atë ndeshje, futbollistët tanë realizuan në mbrojtje 40 rikuperime topi, 6 sparkata të sukseshme, 9 bllokime të gjuajtjeve të kundërshtarëve dhe 22 spastrime zone. Një rekord i gjithë turneut, për sa i përket mbrojtjes!

Në sulm, ne goditëm një herë shtyllën (kur rezultati ishte 0-0), gjuajtëm 9 herë drejt portës kundërshtare, u kapëm 1 herë në pozicion jashtë loje dhe fituam 4 korrne. Jo keq për një ekip që luante për herë të parë në një turrne të madh ndërkombëtar kundër vendit organizator të tij!

Po si mund të përkthehet statistikisht ajo përvojë e para 8 viteve për parashikimin e ndeshjes Itali-Shqipëri sot? E vështirë, për të mos thënë e pamundur. Sidoqoftë, duke gjykuar nga entuziazmi që duket se është krijuar në gjirin e kombëtares tonë pas daljes së papritur në vend të parë të grupit kualifikues një hamendje mund të bëhet: Shanset për një rezultat pozitiv (barazim ose fitore) mund të shkojnë deri në 50%!

Next Post
Begaj do marrë pjesë në funeralin e Giorgio Napolitano

“Euro 2024”, Begaj uron Kombëtaren e Futbollit: Të gjithë shqiptarët janë me ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In