Është një himn për jetën dhe bukurinë e saj ajo që Shannen Doherty, Brenda e “Beverly Hills 90210” dhe Prue Halliwell e “Shtrigave’, poston në rrjetet sociale duke festuar kthimin e saj në normalitet dhe punë, pas dy vitesh luftë me kancerin: ’Gjatë javëve të fundit kam punuar shtatë ditë pa pushim dhe kam adhuruar çdo sekondë… ka shumë bukuri në çdo gjë’.
Doherty, që ka treguar në rrjetet sociale ditë pas ditë luftën e saj, dhimbjen e saj por edhe shpresën, gjatë dy viteve të gjatë të sëmundjes, duke ndarë me fansat mirënjohjen dhe gëzimin, që më në fund është kthyer të jetojë. Flokët i janë rritur, ka një shikim ëndërrimtar.
Artistja po punon në shesh xhirimin e “Heaters”, dhe shkruan në Instagram, një koment prekës: “Mirëmëngjes. Nuk ka kaluar shumë kohë kur thoja nëse do të kisha mundësi të kthehesha në normalitet, të luaja një personazh, të krijoja.
Të jem në sheshin e xhirimeve është për mua kënaqësia më e madhe. Kam punuar shtatë ditë pa pushim por dashuroj çdo sekondë. Kam punuar shumë për të arritur deri këtu, por jam e bekuar.
Me fat dhe nuk kalon ditë të mos falënderoj Zotin që më dha këtë mundësi. Ja tek jam sërish në punë, me shpirtin plot, një shpirt mirënjohjeje, dashurie dhe mirënjohjeje të thellë. Cdo gjë ka bukurinë e saj’. (BalkanWeb)