• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shamia e zotit Pres.

by Frrok Çupi
03/03/2020 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën toreadori ndjell demin për betejë, di vetëm që ‘demi’ është në fillesë të emrit ‘demokraci’.

Por duke parë Pres. e Republikës, tek i lëshonte, shaminë e kuqe Demit popull, e gjithë histeria mes ‘demit’      dhe toreadorit dje në bulevard, m’u bë e qartë. Zoti Pres. as që e kishte betejën me demin para syve të vet në bulevard. Për zotin Pres. këta ishin jo buaj, por miza; nja 500 mijë miza siç tha bashkë- Presidenti, ose rreth 80 mijë sa thanë ata që dinë të bëjnë llogaritë… Jo, këta nuk llogariten për zotin Pres.

Bualli që po ndjell për luftë zoti president i Republikës është gjithë gjindja shqiptare që nuk erdhën nuk bulevard. Ata janë nja dy milionë e nëntëqindenjëzet mijë që po jetojnë jetën e tyre të qetë duke u lutur ‘o zot, sa më larg këtij britmaxhiu’.

Presidenti e ka bash me këta që nuk e duan. Shumica njerëzore e vendit, mbi nëntëdhjetenëntë për qind e popullsisë, e neverit presidentin e Republikës Ilir Meta; e neverit prej vitesh, që para se të bëhej president. Sepse e kanë kapur duke u vjedhur pronën e floririn, e kanë kapur duke vrarë dhe duke përdhosur viktimat, si ‘kokë palarë’ në bulevardin ku tani po luan rolin e  toreadorit; e kanë parë duke i afruar vdekjen Dritan Priftit- ministri që e solli me zë e me figurë vjedhjen e tij; e kanë parë se si lëshon ushtrinë e ministrave dhe drejtorëve për të vjedhur për familjen; e kanë neveritur kur u ka thënë se ‘edhe macja ime ka një banjë luksoze’, e neveritin kur e shikojnë që as ka profesion, as ka shkollë, por për të bijtë ka paguar shkolla e vila në Britani…. O zot sa shumë e për sa mijëra arsye e urrejnë pres. Ilir Meta!

Por pikërisht kjo masë e madhe njerëzore, mbi 99 për qind e shtetasve të vet, përbën atë që ai po e ysht dhe po e thërret si ‘Dem’. Toreadori dje veç sa lëshoi shaminë e kuqe.

Cila është strategjia e toreadorit?

Ai e do ‘demin’ popull që ta urrejë toreadorin president; ta urrejë për vdekje, sepse vetëm kështu demi do t’i sulet selisë së presidentit me ura zjarri. Atëherë zoti Pres. do ta ketë arritur qëllimin. Lufta e përgjakshme në popull, le të quhet edhe ‘kundër presidentit’, është fitorja e këtyre që kanë bërë krime, korrupsion, vrasje, maskarallëk, sfida të pista, injorancë, dredhi, intrigë…, në krye të shtetit. Në qoftë se nuk pret këtë orë, atëherë Ilir Meta do të kishte ikur nga presidenca prej ditësh, apo të paktën të kishte ikur dje. Edhe sikur të mos e dinte se e urrejnë aq shumë, ai prapë do të kishte ikur, sepse nuk i funksionon skema e ‘luftës civile’, për të cilën po flasin bashkë me gruan dhe aleatët që prej një viti.

Por ai e di se ngjall shkulme urrejtjeje ndaj ‘demit’ dhe prandaj po pret në zyrën e presidentit deri në momentin kur populli do të ndjehet i fyer, i irrituar, i poshtëruar dhe më në fund… në flakë.

Ja ky është qëllimi; toreadori zoti Pres., dje nuk kishte punë me ‘mizat’ që i kishin ardhur para këmbëve të tij.

Ai do që të qëndrojë aty në atë zyrë dhe të presë.

Në atë zyrë janë shënuar fatet më të këqija të popullit tonë në dekadat e fundit. Ilire Meta nuk di të krijojë, qoftë edhe sipas metodës së tij tinzare- siç e quajnë; por vetëm kopjon. Në zyrën  ku ndodhet sot dhe do të qëndrojë si toreador Ilir Meta, mu aty është shënuar skena më e keqe e ndeshjes së pushtetit me ‘Demin’ që mund të quhet populli edhe sipas fjalorit të Demokracisë. E njëjta ndeshje ndodhi në vitin 1997, kur kombi dhe shteti shkuan në fijen për t’u këputur. Edhe ajo zyrë, për të thënë të vërtetën, u katandis si mos më keq: Me kallashnikovë e fishekë të hedhur andej këndej dhe me dumën e tmerrshme të urinës gjithandej. Por ndërsa vetë zyra e presidencës reflektonte pocaqi, drejt Vlorës dhe krahinave të tjera të vendit lëshoheshin brigada me ushtarë të vdekjes, me gaz vdekje- prurës, madje edhe me disa ushtarë iranianë që u kapën në Vlorë. Për presidentin nuk ka pikë rëndësie sa e madhe apo sa e pastër është ajo zyrë…, mjaft që të prodhojë shkulma urrejtjeje te ‘Demi’ që është populli.

Atëherë zoti Pres. do t’ia ketë arritur qëllimit për t’i fshehur krimet e veta dhe të kastës që bëri atë të zezë që nuk bëri as diktatura komuniste; i duhet vetëm që ta hedhë vendin në konflikt; të digjen arkivat, gjykatat, dëshmitë; të largohen Amerika dhe Bashkimi Evropian, të nisin njerëzit të merren me grabitje në dyqanet e rrugës…

Kjo ka ndodhur, tamam kështu, dhe zoti Pres. Meta nuk di të bëjë ndryshe nga përsëritja. Edhe datat, çuditërisht, i ka vjelur me dorë, njësoj si atëherë, 23 vjet më parë. Edhe atëherë 3 mars ishte, dita kur presidenti shpalli ‘gjendjen e luftës’ dhe dubloi mandatin e vet. Në 6 mars u sulmua Vlora. Në 23 mars (por viti 1993) nën kujdesin e shtetit u zgjodh Sudja si kompania e parë piramidale. Në 26 mars, një vit më vonë- në Hotel Dajti ku ishte ulur mbreti, shteti organizoi festën Gala më madhështore në nder të kompanive piramidale, që i quajti ‘kapitalizmi shqiptar;’…

E njëjta gjë, interesant! Toreadori rri aty, vë ndër këmbë disa ‘miza’ dhe pret që të shpërthejë ‘Demi’ popull atje larg e të vijë në luftë të përgjakshme… Që mbrëmë kur zoti Pres. la oborrin ku ra në gjunjë, ka hyrë brenda asaj zyre që mbante dumën e urinës.., dhe aty po pret.

veritas.com.al

Next Post
Pesë këshilla nga ekspertët për të përdorur pak fantazi në intimitet

Pesë këshilla nga ekspertët për të përdorur pak fantazi në intimitet

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Rasti kur lapsi e mendja behen bashke. Bravo!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In