Shakohoxha ‘humbet derbin’, ja çfarë i ndodhi
Në kuadër të masave të rrepta të policisë rrugore për respektimin e rregullave të qarkullimit, ditën e sotme në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka rënë edhe një nga kamerierët e lokalit ‘Choco bar’ i lokalizuar tek ish-Blloku.
Mësohet se kamerieri Mario Abazi 23 vjeç është arrestuar nga policia pas parkimit në trotuar të makinës së gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha.
Siç bëhet me dije nga burime brenda policisë rrugore të Tiranës, gazetari Shakohoxha ka qenë duke pirë kafe në këtë lokal dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar kamerierit 23-vjeçar të parkonte makinën, i cili pas kontrollit nuk kishte as patentë.
Siç duket nga nxitimi për t’u kthyer në punë apo ndoshta edhe që gazetari të kishte afër makinën, kamerieri gjeti zgjidhjen më të shpejtë. E parkoi mbi trotuar makinën tip ‘Mercedez Benz’ me targa TR 8484 R të gazetarit Shakohoxha.