• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shakira do të këndojë te Ura e Ibrit

by Java News
15/10/2018 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbuluar emri i këngëtares me famë botërore që mund të performojë në hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Por ajo nuk është amerikane e as angleze siç kishte njoftuar ditë më parë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri. Një koncert i madh  pritet të organizohet për hapjen e urës në Mitrovicë.Klan Kosova raporton se këngëtarja e cila pritet të performojë atë ditë në të cilën do të bëhet hapja zyrtare e Urës së Ibrit, është Shakira, emër i njohur ky në botën e shoëbizit dhe më gjerë.Nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme të udhëhequr nga Pacolli, është thënë se ”ende nuk ka diçka konkrete, veçse ajo është propozuar si ide e mundshme”.

 

 

 

 

Lajmin se një këngëtare e famshme do të ftohet të këndojë e dha ditë më parë kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri.Por ai kishte paralajmëruar se këngëtarja emri i së cilët pritet t’i vendoset urës nuk është amerikane apo angleze siç paralajmëroi Bahtiri.Shakira është e lindur në Kolumbi, shtet në bregun veriperëndimor të Amerikës së Jugut.Lajmin se ura do të hapet me koncert, e dha sot zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nëpërmjet Facebookut.

“Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka shkruar Pacolli në Facebook pas takimit me Bahtirin.

Për koncertin ditë më parë BE e cila ka financuar revitalizimin tha se nuk kishte njohuri.

Hapja e Urës së Ibrit tash e sa vjet është bërë temë e nxehtë e krejt politike. Kryetarët e dy pjesëve të qytetit, njëri shqiptar e tjetri serb, assesi të pajtohen për lirimin e qarkullimit normal mbi të të njerëzve dhe makinave.Serbët lokal kërkojnë nënshkrimin e memorandumit për kufirin administrativ.

Komuna e Mitrovicës e cila administrativisht është e ndarë në jug dhe në veri nuk e ka të përcaktuar vijën administrative. Kjo sipas serbëve duhet të jetë lumi Ibër ndërkaq pala tjetër kundërshton kategorikisht.

Me firmosjen e marrëveshjes, vendbanime si Suhodolli, Gushanci e Binarci të banuar më shumicë shqiptare do të shkonin nën administrimin e komunës në veri. Kjo e fundit është produkt e pakos së Marti Ahtisarit mbi të cilën Kosova shpalli pavarësinë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Fidel Ylli: Unë jam i vetmi shok i Ramës në Parlament

Fidel Ylli: Unë jam i vetmi shok i Ramës në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In