• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini, takim me drejtuesit zyrave arsimore vendore: Të rritet përgjegjshmëria për ruajtjen e shëndetit

by Ardit Rada
03/09/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit që kryeministri kishte me drejtues të Drejtorive dhe Zyrave të Arsimit Parauniversitar, ministrja Besa Shahini ka vijuar takimin në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në videon e publikuar nga takimi, Ministrja Shahini shprehet se është bërë një riorganizim i planeve mësimore që dy javët e para të fillimit të vitit të ri shkollor të jenë prapë përsëritje për të gjithë nxënësit, të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie gjatë pranverës së këtij viti, por të cilët ndoshta nuk ndihen ende me vetëbesim të plotë që i kanë marrë mësimet në mënyrën e njëjtë sikur të ishin në shkollë.

Paralelisht, me gjithë përgatitjen për hapjen e shkollave, Znj. Shahini nënvizon se “ne kemi bërë edhe gjithë ndërtimin e platformës për mësimin online dhe organizimin e punës për mësim në kushte shtëpie”, ndërsa nënvizon faktin se kjo do të ndihmojë sidomos në zonat ku ndoshta shkollat nuk mund të punojnë me orar të plotë për të gjithë nxënësit dhe nxënësit duhet të bëjnë mësim të kombinuar – një pjesë të kohës ta kalojnë në shkollë, dhe një pjesë të lëndëve apo disa ditë të bëjnë mësim në kushte shtëpie.

Ndërsa thekson se gjatë gjithë verës mësuesit tanë kanë bërë xhirimet e orëve mësimore për kanalin e dedikuar “RTSH Shkolla”, Ministrja Shahini nënvizon gjithashtu se tashmë “kemi një platformë unike, ku i kemi të gjitha videot dhe mësuesi mund të rrijë në kontakt me nxënësin, të cilit i duhet të punojë në kushte shtëpie”.

Në lidhje me këtë platformë, Znj. Shahini është shprehur se MASR është në diskutim edhe ministrinë e arsimit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që e njëjta platformë të përdoret në të gjithë trevën shqipfolëse dhe nxënësit të mund të mësojnë nga njëri-tjetri e mësuesit të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre më të mira. “Ne tashmë me Kosovën përdorim një kurrikul të përbashkët për arsimin parauniversitar, kështu që nuk shohim asnjë arsye pse nuk do ishte e mundur që ta përdorim një platformë unike për mësimin në kushte shtëpie”, shton ajo.

Në fund, Ministrja Shahini shprehet se “shpreson që kjo gatishmëri për t’u kthyer në shkollë, të vijë edhe me një rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë pjesëmarrësit në shkollë që të përgatiten sa më shumë që është e mundur për ta ruajtur shëndetin e vet, si dhe shëndetin e atyre që i kanë përreth, si në shkollë, bashkëmoshatarët e tyre dhe mësuesit, apo edhe kur të kthehen në shtëpi, anëtarët e familjes”.

Next Post
Hoti dhe Vuçiç hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërimi i presidentit serb: Dorëzimi nuk është kurrë një mundësi

Hoti dhe Vuçiç hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërimi i presidentit serb: Dorëzimi nuk është kurrë një mundësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In