• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini padit kreun e FRPD për shpifje, Këlliçi: Krenar që kam mbrojtur maturantët

by A R
22/07/2020 00:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj kreut të forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi i cili është akuzuar për shpifje nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Në përfundim të seancës ku mungoi Shahini, Këlliçi akuzoi ministren për testin e maturës shtetërore ndërsa tha se ai s’ka bërë gjë tjetër veçse i ka dalë në mbrojtje maturantëve.

Këlliçi e akuzoi ministren e Arsimit edhe për zgjedhjet në universitete të cilat i cilësoi të paligjshme në kohë pandemie, dhe ftoi ministren të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore me 15 shtator.

“Akuza e ngritur ndaj meje për shpifje bazohet vetëm në deklaratat e mia publike ku iu kam dalë në mbrojtje maturantëve për hartimin e një teze tërësisht idiote, të asaj të Maturës Shtetërore për Gjuhë Letërsinë, ku kjo është e pranuar botërisht nga pedagogë, mësues, akademikë që ka qenë një tezë tërësisht idiote.

Unë nuk e di se çfarë e shtyn ministren e Arsimit, çfarë luksi ka ministria e Arsimit që në këtë periudhë pandemie, në periudhën ku 75% e studentëve nuk janë prezent në auditorë dhe ata kanë 10% të votës në zgjedhjet universitet, pra janë vendimtarë. Çfarë e shtyn këtë ministre të organizojë zgjedhje në universitet? Ne jemi FRPD, unë jam Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ballë do të na ketë siç na ka patur në çdo shesh, në çdo protestë, përpara Parlamentit, përpara Ministrisë, përpara Kuvendit.

E prisja viktimën akuzuese, ministren në ikje Besa Shahini sot për ballafaqim në seancë, por nëse ndjehet e turpëruar apo e urdhëruar, nuk e di përse nuk u paraqit. Seanca u vendos që në datën 15 shtator në orën 12:00 ne të kemi seancën e rradhës ku viktima akuzuese duhet dhe e ftoj të jetë prezente në seancë. Të lërë mënjanë intimidimin rrugët nga më të ndryshme për të na shantazhuar të vijë të paraqitemi në gjyq si dy njerëz civilë.

Unë të flas për të gjithë bëmat e ministres, ministrja me të drejtë të mbrojë veten dhe të tregojë nëse kam shkelur unë ligjin, por e bindur të jetë që nuk na ndal dot”, tha Këlliçi.

/a.r

Next Post
Edhe 10 raste të reja në Kosovë/ Shkon në 387 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Rëndohet situata e COVID me të shtruarit në spitalet e Kosovës

Comments 1

  1. ppa says:
    6 years ago

    Lajm i thate, sepse jep justifikimin politik te Kellicit, nderkohe qe nuk mesojme se cfare ka shprehur apo shpifur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In