Endri Shabani nga “Nisma Thurje”, komenton se në rastin Berisha nuk kemi të bëjmë me cënim imuniteti. Në emisionin ‘3D’ në RTSH ai u shpreh se nëse vepra penale për të cilën akuzohet Berisha do të rëndonte mbi një qytetar të zakomnshëm, ai do të ishte prangosur.
Sipas tij, e drejta kushtuese, që është një privilegj që e kanë deputet, por në rastin konkret skemi të bëjmë me cënim të imunitetit, por thjeshtë me justifikime të Berishës.
“Ka një filtër kjo punë. Prokuroria ja kërkon gjykatës, gjykata jep urdhrin. Në interpretimin tim nuk jemi përpara rastit që cënohet imuniteti, sepse kemi tre masa sigurie. Kontrolli banesës ose fizik, arresti me burg dhe arrest shtëpie. Nuk është asnjë nga këto tre masa. Nuk i është hequr liria Berishës. Këto diskutime nuk bëhen në media, as në rrugë as në selinë e PD-së. Berisha është njeriu i fundit që interesohet për kushtetutën”, u shpreh Shabani.
/a.r











