• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SGS i dha ryshfet çiftit Meta-Kryemadhi përmes vëllait të Monikës”. Faktet e një skandali që nuk mund të fshihet

by A R
12/07/2022 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javët e fundit mediat kanë publikuar një skandal që lidhet direkt me familjarët e Monika Kryemadhit.

Vëllai i saj, Drini Kryemadhi është punësuar pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore.

Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Zyrtarisht është e vështirë që të zbulohen paraqitjet e tij në ambientet e kolaudimit, por jozyrtarisht denoncojnë se në 7 vite në punë ai është shfaqur vetëm një javë në total.

SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto.

Të gjithë fitonin! Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë.

Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë.

Lehtësisht është e verifikueshme që kontrata e SGS-së nuk është monitoruar në asnjë moment nga Njësia e Zbatimit e ngritur nga Ministrat e LSI-së, duke mos përmbushur detyrimet që parashikohen në kontrate. Gjithashtu në arshivat e Ministrisë së Transporteve nuk rezulton të ketë praktika ose procesverbale kontrolli të mbajtura nga kjo njësi. Madje nëse do të verifikohen të gjitha detyrimet që kjo njësi ka patur do të evidentohen dhjetra shkelje.

Lind pyetja cila është arsyeja që personat që kishin për detyrë të monitoronin këtë kontratë shpërdoruan detyrën. Nga gjetjet që kanë publikuar media lind dyshimi i arsyeshëm se motivi që SGS u favorizua ishte rryshfeti që i jepej shtetasve Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Nga gjetjet e deritanishme rezulton se shtetasi Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit dhe kunati i Ilir Metës, në vitin 2013 kur Edmond Haxhinasto ishte Ministër i Transporteve është punësuar pranë shoqërisë SGS me përshkrimin “inxhinier i thjeshtë mekanik“. Ngrihet dyshimi i arsyeshëm se e gjithë kjo ka shërbyer si një “qokë“ për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2009 – 2020, pasi:

Së pari, paga e shtetasit Drini Kryemadhi ka nisur me rreth 120 000 lekë dhe në dhjetor të vitit 2013 (dy muaj pasi ishte emëruar Edmond Haxhinasto Ministër) është trefishuar duke shkuar në vlerën 385 000 lekë. Nga dhjetori 2013 deri në janar 2017, Drini Kryemadhi është paguar çdo muaj me 385 000 lekë nga SGS, më pas është paguar në shumën 392 700 lekë përgjatë muajve vijues deri në përfundimin e kontratës koncensionare ku në dhjetor të vitit 2020 ka marrë si shpërblim shumën prej 3 235 594 lekë. Totali i shumave të përfituara nga Drini Kryemadhi është plot 36 044 594 lekë në formë pagese si pagë.

Së dyti, ngrihen dyshime se vetëm shtetasi Drini Kryemadhi është paguar me një page 4 herë më të madhe se cdo inxhinier tjetër, madje Drini Kryemadhi është paguar dhe më shumë se CEO i kompanisë, shtetasi Alexandros Michail. Një fakt i pa precedentë ku një inxhinier i thjeshtë paguhet më shumë sesa drejtori ekzekutiv i shoqërisë.

Së treti, rezulton se shtetasin Drini Kryemadhi nuk e njohin persona të tjerë të punësuar në SGS të cilët në një rast normal duhet të ishin kolegë dhe të kishin njohje dhe gjithashtu nga informacionet e marra rezulton se ky person nuk ka qenë asnjëherë prezent në punë, nuk ka asnjë dokument në këtë shoqëri të firmosur nga Drini Kryemadhi dhe asnjë raport pune ku reflektohet prezenca e tij. Madje përgjatë kohës që Drini Kryemadhi ka marrë pagën e plotë sikur të kishte punuar 24 ditë pune rezulton se ky shtetas të ketë qenë në periudha të ndryshme jashtë Shqipërisë, e verifikueshme kjo lehtësisht nga sistemi TIMS, pra vërtetohet katërciprisht se shtetasi Drini Kryemadhi është paguar për një punë që nuk e ka bërë dhe nuk ka qenë prezent në këtë shoqëri përgjatë kohës ku është reflektuar sikur ka qenë në ambientet e punës.

Së katërti, në të njëjtën kohë që Drini Kryemadhi duhet të ishte mekanik tek SGS-ja, ky person rezulton të jetë dhe pronar i dy bizneseve, pra në kohën që angazhohej me kontrollin e makinave dhe që merrte një pagë 4 herë më të lartë se një inxhinier normal, madje më shumë sesa CEO i kompanisë, ky person zotëronte shoqëritë “Event“ me NIPT K61313009D dhe “Tirana DKK“ me NIPT J61902088N. Një fakt tepër i çuditshëm dhe i paprecedentë i cili krijon bindjen se Drini Kryemadhi nuk ka shërbyer ndonjëherë si mekanik pranë shoqërisë SGS, por është regjistruar fiktivisht vetëm për të legjitimuar paratë e marra nga kjo shoqëri, në mënyrë që kësaj shoqërie t‘i ofrohen favore të padrejta.

Këto janë disa nga faktet që do të mjaftonin që zoti Kryemadhi, motra e tij dhe kunati i tij të ishin marr të pandehur nga SPAK.

/VoxNews/ a.r

Next Post
Stinët ndryshojnë, hëna e Plutonit ‘vesh’ kapuç të kuq

Stinët ndryshojnë, hëna e Plutonit ‘vesh’ kapuç të kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In