• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sforcimi i panelistëve “anormalë” për ta vizatuar Bashën si “lider normal”

by Ylli Pata
12/03/2021 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fabula e “liderit normal” u hodh në skenën politike nga strategjistët e Francoise Hollande, në vitin 2008, si një logo për t’ju kundërvënë “problematikut” Nicolas Sarkosy.

Pra një politikan pa shumë fuqi që kërkon të drejtojë një vend, si njëri prej njerëzve të zakonshëm. Kjo fabul u shfry shpejt, e në skenë doli një lider e përfaqësues “kapriçoz” i shtresës së mesme që mund të përballte vrullin populist si Emanuel Macron. Që ishte këshilltari I “liderit normal”.

Giuseppe Conte, u emërua kryeministër i Italisë nga lideri populist i “Cinque Stelle”-komiku Beppe Grillo dhe strategjisti real i lëvizjes, pasardhësi i “guru”-së së kësaj manovre gjeniale, Davide Casaleggio.

Conte u emërua si një “lider normal”, një njeri i thjeshtë që kishte punuar si avokat civil, duke i ushqyer fabulën e “avokatit të të gjithë italianëve”.

Por në fillimet e tij, Conte u vizatua në opinionin publik italian, si një kryeministër që përgatit kafetë për ministrat, bën fotokopjet e vendimeve që merren nga Casaleggio, i heq koret tostit që kërkon Di Maio(administrator i Cinque Stelle-s) dhe telefonon parrukieren e të dashurës së Matteo Salvinit, për të lënë takimin e bërjes së flokëve permanent.

Conte, u quajt lider, pikërisht në momentin kur i tregoi derën liderit populist të Lega-s, Matteo Salvini dhe e largoi nga qeveria, duke krijuar një koalicion të ri me PD-në dhe Renzi-n.

Por pikërisht në momentin kur BE i akordoi Italisë 200 miliardë euro për të përballuar krizën-pasojë e pandemisë së Covid 19, njerëzit e rëndësishëm të Europës, nuk patën besim te Conte, se mund të sillet si lider që të merrte vendime të mëdha, pasi mund të ishte një mekanizëm i grupimeve që rrezikojnë Europën.

Dhe sollën në skënë Mario Draghi-n, një teknokrat par exellance, i cili u tregua një lider i madh në vitin 2012, kur shpëtoi monëdhën e përbashkët europiane Euro nga rreziku i krizës ekonomike globale.

Në një takim në Londër, Draghi tha: “Të kushtojë sa të kushtojë, ne do të bëjmë gjithçka që të shpëtojmë euron. E kur them gjithçka, mbajeni mend se bëhet fjalë për një lëvizje gjigande”. Në vitin 2015, Forbes e vendosi Draghi-n në listë e një prej njerëzve më të fuqishëm të planetit.

Madje sot në median italiane, ka legjenda urbane që thonë se kur Obama ishte në vështirësi thoshte “Call Mario”.

Pra Italia, pikërisht kur duhej të bëntë një lëvizje të madhe,  të shpërndante 200 miliardë euro, thirri një “lider të fortë”.

Dhe rrëzimin e Conte-s, e realizoi një lider politik që nuk ka as 3% të konsensusit  popullor për partinë e tij, Matteo Renzi, ish-kryeministri që sot drejton një parti të vogël. Por që në kohën e duhur mori një vendim të fortë që tronditi politikën në vend.

Duke ardhur tek ne, panelistë të ndryshëm pro opozitës, duan të sjellin fabulën e “liderit normal” për Lulzim Bashën. Madje, të tillë, si Enkel Demi thonë se Basha është lider i “kontrollueshëm”, pra mund të “menaxhohet”, duke e krahasuar me Edi Ramën që sipas tij është autoritar e nuk mund të kontrollohet.

Kjo fabul e “liderit normal” është hedhur nga “panelistë anormalë” që kohën e tyre televizive e kanë shpenzuar në sulme e zhurmë pa fund, pa qasje komentuese, që në fund ju dha një post të sigurtë si deputetë, o për vetën si Mark Marku e Agron Gjekmarkaj, o për familjarët, si Enkel Demi.

Por a është Lulzim Basha një “lider normal”? Sipas sjelljes të deri tanishme, ai ka qenë më shumë një Giuseppe Conte i mandatit të parë, pra që ishte një sandwich mes Grillo-s dhe Salvinit. E në këtë rast Lulzim Basha është një në mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Por që të vijmë tek shtjellimi i tezës së “liderit normal” do të duhet të përcaktojmë a është Lulzim Basha realisht një “lider”.

Shumë thonë që nuk është, pasi vendimet që ka marrë ai nuk kanë qenë të tijat por të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Sipas gjasave e fakteve, i vetmi vendim që ka marrë Lulzim Basha vetë, ka qenë pakti me Edi Ramën më 17 maj 2017. Të cilin ai vetë e ka cilësuar si kryegabimin e tij.

Vendimi më i madh që Lulzim Basha i ka atriubuar vetes ka qenë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhejve locale të vitit 2019.

Nëse e ka marrë në mënyrë autonome këtë vendim, atëherë përfundimi del se është lideri më i rrezikshëm, i cili për të ardhur në pushtet, hedh në erë krejt sistemin! Por fakt është që Lulzim Basha nuk e ka marrë vetë këtë vendim, pasi propozuesi e imspiruesi, por edhe ndikuesi e lobuesi është Sali Berisha, bashkë me Ilir Metën që firmosi dekretin më të paprecedent në vend për të çdekretuar zgjedhjet që vetë i kishte shpallur.

Lulzim Basha, sapo ka hyrë në selinë e PD-së si kryetar i saj, ka marrë shumë pak vendime kyçe vetë, ose si rezultat i strategjisë së vet.

Që me armët kimike, ku detyroi Alexandër Arvizun të thotë se Basha ka dalë fjala e dhënë. “Ritransmetimi” i kësaj telenovele ndodhi me Donald Lu-në për çështjen e reformës në drejtësi në vitin 2016, që më pas e la rrugës, e braktisi.

Ndaj edhe në vitin 2020, Yuri Kim tha troç: “Topi është në fushën e Lulzim Bashës” për ta rifutur në sistemin ku ai doli. Adri Nurellari e quan lider për vendimin e daljes nga sistemi…

Pra vetë “panelistët anormalë” nuk kanë një definicion të qartë për Bashën nëse është “lider normal” apo “anormal”, pasi ka marrë vendimin më të fortë të 30 viteve.

Ja shikoni listat për deputetë; që është debati i parë e më normal i ofertës konkrete që partitë shpallin para zgjedhësve. Edi Rama ka dalë hapur duke e mbrojtur skuadrën e tij, duke i shpjeguar psetë e renditjes së njerëzve në lista.

E Lulzim Basha? Asnjë fjalë! Një lider normal shpjegon procesin në radhë të parë, të cilin e hodhi në erë, si me seleksionimin nga baza apo me komisionin : “Ruli-Nishani”. Më pas flet për emrat, për dorëheqjet, rebelimet e pakënaqësitë.

Flet edhe për paralajmërimin e Ilir Metës që nëse fiton Edi Rama do të bëhet ai lider i opozitës. Meta, mund të mos jetë shumë “normal” por realisht është një lider.

Basha, përpara se të caktojë definicionin, duhet të bëhet lider, të paktën në më shumë se 50% e kapaciteteve të grupit që përfaqëson…

TemA

Next Post
“Jam kurioz të shoh kush më do më shumë”, Rama tregon pse zgjodhi kandidimin në Durrës

"Jam kurioz të shoh kush më do më shumë", Rama tregon pse zgjodhi kandidimin në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdhën për pushime në Durrës, zgjohen të përmbytur: Nuk duam t’ia shohim më fytyrën Shqipërisë!

Erdhën për pushime në Durrës, zgjohen të përmbytur: Nuk duam t’ia shohim më fytyrën Shqipërisë!

January 8, 2026
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron kritika të ashpra SHBA-ve: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

January 8, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

January 8, 2026
Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

January 8, 2026
Ngjarje e rëndë në një lokal në Itali, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij. Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike

Ngjarje e rëndë në një lokal në Itali, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij. Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike

January 8, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një vrasje që mund të shpëtojë botën nga shembja

January 8, 2026
Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

January 8, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Një person vjedh dyqanin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë

January 8, 2026
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

Përmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

January 8, 2026
Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In