• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’firmos Basha/ Regjistrimi i PD në KQZ për zgjedhjet vendore, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

by Java News
11/03/2023 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e cila i kërkon dokumentacione shtesë përsa i përket regjistrimit të Partisë Demokratike përë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionet ankimimin ku ka dhënë dhe sqarimet e tij përsa i përket ngërçit që është krijuar në këtë pikë.

KQZ pretendon se ka mungesë dokumentacioni nga ana e PD-së, ndaj nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet vendore.

Per kete arsye Partia Demokratike e Alibeajt ka depozituar në ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas tyre, shkresa për angazhimin solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, nuk është përgjegjësi personale, por që merret në cilësinë e kryetarit të partisë që në rastin konkret Lulzim Basha ia ka kaluar kompetencat përfaqësuesit ligjor.

“Ndryshe nga sa shprehet Komisioneri, nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, nuk është shprehur asnjë ndalim mbi delegimin e këtij akti, dhe se nuk rezulton që akti të jetë një akt individual i personit dhe akt ekskluziv, për shkak të përgjegjësisë ligjore në rast mospërmbushje. Si për çdo të drejtë apo detyrimi tjetër (për ilustrim, regjistrimi i kandidatëve), dispozitat ligjore i referohen përmbushjes së tyre nga Kryetari i Partisë, duke qenë se ai është përfaqësuesi i partisë politike në raport me të tretët. Ky pretendim i Komisionerit është i pambështetur në ligj dhe rrëzohet edhe nga përmbajtja e vetë deklaratës, sipas përmbajtjes së miratuar nga vetë KQZ-ja.

Deklarata fillon me fjalët: “Deklaroj në cilësinë e Kryetarit të Partisë”, cka provon se ajo nuk është një akt individual i personit, por një anagzhim që merret në cilësinë e kryetarit të partisë, cilësi e cila është ajo e organit drejtues/përfaqësues me të tretët dhe jo në cilësinë personale si person fizik/natyror. Vetë Komisioneri në vendimin e tij arsyeton se: “në përputhje edhe me parashikimet e nenit 9 të ligjit 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, kryetari i partisë, në kuptim të ligjit është një organ dhe jo thjesht individi person fizik që ushtron funksionet e organit. Ne këtë kontekst, deklarata e bërë në emër të organit që përfaqëson partinë ndaj të tretëve, rast në të cilin përfshihet edhe KQZ, është një akt i delegueshëm, pasi nuk lidhet me cilësi apo përgjegjësi personale të individit, personit fizik që ushtron detyrën e organit të Krytarit të Partisë”, thuhet në deklaratë.

Kliko ketu: Kerkesa e PD ne KAS

Next Post
Meta i revoltuar: Rama ka vënë dorë edhe te buka e fëmijëve tanë. Qeveri e pashpirt e mizore

Meta i revoltuar: Rama ka vënë dorë edhe te buka e fëmijëve tanë. Qeveri e pashpirt e mizore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In