Shoqata e Transportit publik kanë dalsë sërish në protestë dhe kërkojnë që qeveria të plotëosjë kërkesat e tyre. Në një deklaratë për mediat, ata janë shprehur se protokollet e qeverisë nuk mund të zbatohen, pasi asnjë vend i botës nuk e ka këtë gjë.
“Kemi dërguar në datën 15 qershor kërkesa për ndryshimet e protokollit dhe nuk na dëgjuam. Nuk mund të fillojmë punë kështu, ne kërkojmë që të bëhet si në të gjithë Evropën. Nuk mund të bëjmë shpikje, nuk është asnjë vend që të shoferi të mbajë përgjegjësi për sjelljen e pasagjerëve, kjo është e papranushme”, u shpreh një prej përfaqësuesve të shoqatave.
Më tej ata shprehen se kërkojnë që të ulen me qeverinë dhe ministrinë të bisedojnë se si mund të bëhet me e mira. Në këto kushte nuk mund të fillohet punë, pasi protokollet janë të pazbatueshëm .
g.kosovari











