• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sfidë acarit, fluks vizitorësh në Dardhë

by A R
09/01/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur temperaturat e ulëta që shënuan – 27 gradë në disa zona u duk se kanë paralizuar jetën, aventurierët sfiduan akullin dhe vendosën të shijojnë dëborën në Dardhë.
Foto të shumta të publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistët duke bërë ski në kodrat e mbuluara nga bora.

Më të shumtët janë të rinj që në grupe kanë vendosur t’i drejtohen Dardhës për aventurë. Sporti i skive mbetet i preferuari.  E vetmja pikë e turizmit të bardhë, Dardha ofron një pistë të vërtetë për sportin e skive. Për të gjithë ata që thonë me ngulm se nuk ka një pistë skish në Shqipëri, e që për të ushtruar këtë sport shkojnë jashtë kufijve, jo, ekziston në fshatin turistik të Dardhës një pistë modeste, por funksionale.

Radhitur si një nga destinacionet më të bukura të turizmit malor, ajo është pritëse e përcjellëse e një numri të madh vizitorësh. Kush vjen në Dardhë nuk lë pa shijuar as peizazhin, lakrorin tradicional dhe dëborën, të cilat e bëjnë këtë fshat të veçantë.

Prej vitesh Dardha, 20 kilometra në juglindje të Korçës, është kthyer në një fshat miqësor ku çdokush dëshiron të ndalet qoftë edhe për pak orë për të shijuar veçantinë që i ka falur natyra.

Ky fshat shtrihet në mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, gjë që bën që klima të jetë pothuajse gjithmonë e ftohtë. Vendësit thonë se fshati i tyre u themelua si një strehë malore për njerëzit që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes fetare gjatë shekullit të 17 nga sundimtarët Osmanë të Shqipërisë.

Me kalimin e shekujve, banorët e Dardhës ndërtuan një fshat që në fillim të shekullit të 20 kishte mbi 400 shtëpi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit.
Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule.

Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat.
Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta./ATA/a.m.

Next Post
Panariti në Fier: Fermerët do ndihmohen për të shlyer kreditë

Gripi i shpendëve/ Panariti: Situata nën kontroll, fermerët të zbatojnë kushtet higjeno-sanitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In