• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfidat për stabilitetin, Bushati: Mbështesim bashkimin dhe rritjen e sigurisë në rajonin e Mesdheut

by Java News
08/10/2018 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Forumin e Tretë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (BpM), i cili u zhvillua në Barcelonë, më 8 tetor 2018. Ky aktivitet shënon 10-vjetorin e themelimit të këtij organizmi. Synimi i takimit ishte rigjallërimi  i bashkëpunimit euro-mesdhetar, si një përgjigje ndaj sfidave për stabilitetin në këtë rajon.

Në fjalën e tij, ministri Bushati vuri në dukje se zona euro-mesdhetare përballet me sfida të tilla si terrorizmi, radikalizmi, apo migracioni i paligjshëm, adresimi i të cilave kërkon ndërmarrjen e veprimeve kolektive të bashkërenduara. Në këtë kontekst, është e nevojshme, theksoi ministri, që të fokusohemi tek dimensioni i zhvillimit njerëzor, duke ofruar më shumë mundësi ndaj të rinjve dhe duke siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila nuk mund të arrihet me nivelin aktual të integrimit ekonomik të zonës euro-mesdhetare.

Përveç nevojës për një koordinim më të ngushtë të projekteve të Bashkimit për Mesdheun me Strategjinë e BE për rajonin Adriatiko-Jonian, ministri Bushati evidentoi edhe domosdoshmërinë për më shumë sinergji me procesin e para-aderimit të vendeve anëtare të Bashkimit për Mesdheun nga Ballkani Perëndimor, me axhendën e konektivitetit si edhe me Zonën Rajonale Ekonomike të rajonit tonë. Ministri nënvizoi kontributin e Shqipërisë për sigurinë e rajonit euro-mesdhetar.

“Pavarësisht sfidave aktuale, ne besojmë se Mesdheu, si një korridor i madh detar, është një nga rajonet më vitale për zhvillimin e tregtisë dhe duhet të vazhdojë të lulëzojë në botën tonë të globalizuar. Shqipëria mbështet rigjallwrimin e Bashkimit për Mesdheun dhe është e vendosur në vizionin e saj për përmirësimin e sigurisë në rajonin euro-mesdhetar”, theksoi Ministri Bushati.

Në kuadër të Ministerialit të Unionit për Mesdheun, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al Safadi. Ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe intensifikimin e dialogut politik, në kuadrin dypalësh dhe shumëpalësh. Ata ranë dakord për një angazhim më të madh në drejtim të një bashkëpunimi konkret në fushat me interes të ndërsjellët. Ministri Bushati kërkoi mbështetjen e Jordanisë për kandidaturën e Shqipërisë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 si dhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Gjithashtu, ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajonet respektive dhe sfidat globale.

ma.me

Next Post
Mos e hidhni lëkurën e shegës, bën mrekulli për…

Mos e hidhni lëkurën e shegës, bën mrekulli për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In