• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfidat për qytetërim në betejën tonë me plehrat

by Dritan Gremi
12/07/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Një djalë i ri, pak më shumë se 25 vjeç, i përkulur mbi një kazan mbeturinash, ku thuajse veç këmbët i mbeten jashtë, ndërsa nxjerr prej tij qeset e mëdha të plehrave, duke seleksionuar kanaçet apo objekte të tjera të riciklueshme, të cilat më pas i fut në karrocën e tij të stërmadhe…

Është kjo skena që shoh thuajse çdo mëngjes teksa dal nga banesa, e që kam bindjen se nuk jam i vetmi, që përballem në lagjen time.

Një erë thartire çlirohet në të gjithë rrugën, ndërsa plehrat përhapen jashtë kazanit për t’u seleksionuar me kujdes dhe durim, ndërsa djali në fjalë nxiton që të arrijë të jetë në kazanin e mbetjeve përpara makinës që vjen për t’i grumbulluar.

Skena përsëritet në drekë dhe darkë gjithashtu, ndërsa me ikjen e tij, plehrat mbeten të përhapura jashtë, si ushtarët e një beteje të humbur.

Duket se në fakt kjo është beteja jonë e humbur me qytetërimin, me atë qytetërim europian të cilit themi se i përkasim, e ku po nxitojmë të shkojmë.

Po në cilin vend të Europës përballemi me skena të tilla? Në cilin kryeqytet perëndimor kazanët “kundërmojnë” erën e mbetjeve që hapet përgjatë gjithë rrugës, ndërsa mizat dhe insektet fluturojnë në ajër si zotër të tyre?!
E si duhet t’ja shpjegoj një të huaji gjithë skenën, ndërsa më pyet nëse djali në fjalë është zhytur brenda koshit të mbeturinave për të gjetur ushqim?

Por përtej imazhit, që është vetëm njëra anë e medaljes, le të shohim se sa e probleme janë të lidhura me këtë fenomen, mbase të parëndësishëm në dukje.

Çfarë e shtyn një djalë të aftë fizikisht për të punuar, të zgjedhë një mënyrë aspak dinjitoze për të jetuar?
Nëse do të thoni mungesa e vendeve të punës, më lejoni të pohoj se të paktën njëri prej tyre refuzoi një vend pune me pagesë prej 60.000 lekësh të reja, me argumentin se me këtë që bënte fitonte më shumë.
A është ky një argument i mjaftueshëm për ta pranuar si pjesë të jetës sonë edhe këtë “profesion”?
Sa prej tyre kanë tentuar të punojnë, janë drejtuar diku për një vend pune dhe janë refuzuar?

Me këtë logjikë, le të lejojmë edhe atë që shet droge, të vazhdojë të shesë, se tek e fundit fiton më shumë se sa të punojë.

E në këndvështrimin tim, një njeri që shet hashash është po aq i rrezikshëm sa edhe ai që mbledh kanaçet në kazanët e mbetjeve, paçka se i pari është sanksionuar i paligjshëm dhe i dyti jo.

Nëse një shitës droge, përveçse i paligjshëm është i rrezikshëm për shoqërinë, më besoni që po kaq i rrezikshëm është edhe një mbledhës kanaçesh në kazanin e mbeturinave.

Le të mos flasim vetëm për imazhin dhe aromën e keqe të mbeturinave në ajër, por edhe për atë rrezik infeksionesh e sëmundjesh që vjen prej shpërndarjes së mbetjeve jashtë vendit të caktuar.

Në këtë rast nuk do pranoja asnjë argument për të drejtat apo liritë e personit në fjalë, sa kohë që të drejtat dhe liritë e tij, shkelin ato të qindra mijra banorëve, që duhet të zgjohen me erën e thartuar të mbeturinave apo kërcitjen e thatë të kanaçeve, duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve infektive tek ta apo tek fëmijët e tyre.
E nëse mbijetesa e tij do ishte sot një argument për të gjithë ithtarët e të drejtave të njeriut, le ta lëmë të lirë edhe grabitësin, edhe shitësin e hashashit, se tek e fundit edhe ai ka gjetur një rrugë për të mbijetuar!

Mbase me këtë logjikë të palogjikë, dolën edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kur shkuan në gjykatë për djalin të cilit policia bashkiake i sekuestroi karrocën e kanaçeve, e të cilit gjykata më pas i dha të drejtë. Edhe pse e drejta e tij shkel mbi të drejetën e sa e sa qytetarëve që paguajnë taksa për një qytet të pastër, por që nuk mund ta kenë sepse ligji nuk u jep të drejtë.

Sepse unë si qyetar nuk mundem ta denoncoj, sepse polici bashkiak nuk mundet të reagojë, ndërkohë që personi në fjalë vazhdon të dhunojë lirinë tonë e vazhdon të rrezikojë shëndetin tonë e të fëmijëve tanë në mënyrë flagrante.

Parë me objektivizëm, puna e një njeriu që mbledh kanaçet në kazanët e mbetjeve, është po aq e rrezikshme, po aq e pandershme dhe po aq kërcënuese për shoqërinë sa edhe ajo e një njeriu që shet drogë.

Rrezik për shëndetin e tij dhe të të tjerëve, imazh i keq dhe sigurisht kultivim i dembelizmit dhe papunësisë.
Le të mos harrojmë, se ky individ të njëjtin model do të transmetojë edhe tek fëmijët e tij, që siguisht meritojnë një të ardhme më të mirë se kjo! Ndaj nëse duam ta ndihmojmë atë dhe veten tonë ka një zgjidhje tjetër!

Sigurisht, nëse ka dëshirë dhe vullnet!

Nëse bota e ka zgjidhur shumë më herët se ne, do të thotë që zgjidhja ekziston!

Së pari duke e konsideruar të paligjshme këtë veprimtari. Duke ndërmarrë një nismë ligjore, që e sanksionon të tillë. E jo vetëm kaq, por që sanksionon edhe cilindo banor, apo qytetar që plehrat e tij nuk i hedh në vendin e caktuar, por jashtë kazanëve.

Me një nismë të mirë ligjore, e sigurisht një monitorim të zbatimit të saj, brenda një viti ne do të kishim një pamje tjetër në rrugët tona.

Do të mjaftonte minimlisht një kamera sigurie në zonat ku përballemi me të tilla problematika dhe tagri i ndëshkimit ndaj cilitdo që do shkonte kundër ligjit.

Së dyti duke u krijuar hapësira punësimi të githë personave që meren me këtë aktivitet, përmes regjistrimit të tyre në zyrat e punës dhe krijimit të prioriteteve për punësim.

Ndoshta nevojitet sot të paguajmë një kosto të vogël e “ta bëjmë zemrën gur” për të fituar një betejë më të madhe për të nesërmen, jo vetëm për një qytet të pastër, por për njerëz që tashmë këtë sjellje e kanë pjesë të edukatës dhe stilit të tyre të jetesës.

Na duhen sot disa sakrifica të vogla për të qenë qytetarët europianë që duam të jemi. Përndryshe do të vazhdojmë ta kërkojmë Europën atje ku ajo është, duke e lënë vendin tonë, që nuk po bëhet dot ashtu si ai meriton të jetë!

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Video-2022-07-12-at-9.44.09-PM.mp4
Next Post

Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In