• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfidat e shtatorit të parlamentit të ri

by Plator Nesturi
11/07/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Çelja  e sezonit të ri parlamentar paraqitet shumë intrigues ndërsa ish-opozita e vjetër që braktisi mandatet, rikthehet si opozitë e re duke zëvendësuar pas dy vjetësh deputetët e listës së poshtme të saj. Shtatori përbën kështu jo vetëm fillimin e sfidës së punës së parlamentarëve të rinj në këtë mandat, por dhe për faktin se që në ditët e para të tij do të shihet nëse salla e parlamentit do të jetë thjesht fushë beteje politike apo do të gjejë vend thirrja për bashkëpunim për hir të reformave dhe interesave të vendit. Deri atëherë mbetet nën vëzhgim PD dhe lidershipi i saj si për qëndrimet që do të përcjellin gjatë kësaj periudhe ashtu dhe qasjen në raport me vendin dhe ndërkombëtarët. Sfidat do të jenë të thekshme që në nisje.

Çështja e presidentit të ri nëse ndërkohë do të jetë shprehur dhe Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Metës, mbetet në krye të listës me të cilat do të duhet të përballet parlamenti i ri. Sidoqoftë tema e presidentit të ri mund të shërbejë dhe shtytje për nisjen e një dialogu midis maxhorancës dhe opozitës dhe që mund të shtrihet e të zgjerohet dhe në fusha të tjera. E gjithë kjo mund të çojë drejt një procesi për një marrëveshje më të gjerë midis dy palëve, gjë e cila është ripërsëritur shpesh nga kryeministri Rama që i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit pa cak me opozitën. Në këtë paketë  nuk mund të mos përfshihet dhe çështja e zgjedhjeve vendore që ndonëse pret një vendim nga Gjykata Kushtetuese, mund të mbështetet dhe mbi një marrëveshje politike. Përveç bashkive të ndryshme në të cilat mungon kryetari si në Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Dibër, Lushnjë etj, zgjedhjet mund të përfshijnë dhe ato bashki në të cilat është votuar me vetëm një kandidat, pas braktisjes së zgjedhjeve nga opozita.

Gjithsesi, për sezonin e ardhshëm parlamentar mbeten dhe shumë projektligje të cilat nuk arritën do të shqyrtohen nga parlamenti që mbylli mandatin. Janë rreth 30 projektligje të tilla, që prekin sfera të ndryshme, që nga krijimi i një regjistri kombëtar për personat e dënuar për krime seksuale, faljen e gjobave gjatë pandemisë, pensionet e minatorëve, ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Kodit të Familjes dhe deri tek projektligji për referendumet vendore dhe kombëtare si dhe projektligji për amnistinë fiskale dhe penale. 19 prej këtyre projektligjeve vijnë si iniciativa nga deputetët.

Pjesa tjetër e projektligjeve janë të qeverisë dhe duket se nisma që parashikon deklarimin e parave dhe pasurive të padeklaruara më parë, duke paguar një tarifë nga 5 deri në 10 % të vlerës së parave apo pasurive të paluajtshme do të ketë debat të fortë aq sa kritikat për rrezikun e legalizimit të parave të pista dhe pasurive të paligjshme ka bërë që nisma të pezullohet dhe Kryeministri ka pohuar se do bëhet ekspertizë ndërkombëtare për të ndryshuar projektligjin. / Fjala.al/

Next Post
Pamje të frikshme! Makina çahet në dysh në aksin Milot-Mamurras, shoferi në gjendje të rëndë te Trauma

Pamje të frikshme! Makina çahet në dysh në aksin Milot-Mamurras, shoferi në gjendje të rëndë te Trauma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In