• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfidat e dy grave të njohura

by A R
01/01/2018 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Tonight” kishte të ftuar personazhe të njohur që kanë tërhequr vëmendje me nismat e tyre. Bëhet fjalë për Albana Osmanin, drejtuesja e nismës “Ti je një luledielli”, dhe Rigerta Lokun, fermeren që aq shumë u komentua pas fjalimit në parlament, ku ajo solli historinë e saj të suksesit dhe problemet e fshatit.

Albana Osmani zbuloi në Tonight Ilva Tare shtysën e saj për të krijuar “Ti je një luledielli”. Sëmundja e kancerit që kishte prekur mamanë e shoqes së saj të ngushtë, e cila u nda nga jeta edhe pas kurës shumë të shtrenjtë që mori, e bëri Albanën të reflektonte dhe të bënte diçka për t’i ardhur në ndihmë këtyre personave. Dhe rezultati është nisma e shkëlqyer “Ti je një luledielli që mbledh fonde për fëmijët e prekur nga kanceri dhe që Albana kërkon ta bëjë ndëkombëtare.

E kam nisur thjeshtë, duke u gjendur me njerëz pranë meje që, ose kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e shekullit që është kanceri, ose ishin vetë duke kaluar fazat e procesit të kimioterapisë, pra shumë njerëz të prekur nga kjo sëmundje. Një prej tyre ishte dhe mikesha ime që jam rritur me të, Klara Aliaj, e cila në një periudhë shumë të vështirë të jetës së vet, të ëmën e kishte shtruar dhe po kryente kimioterapinë, nuk kishte më para për të paguar këtë proces që është goxha i shtrenjtë. Klara mori një kredi, pagoi çfarë i duhej për mamanë, mamaja nuk ia doli, ndërroi jetë dhe Klara vazhdoi të paguante kredinë dhe për muaj të tjerë, ajo ishte çdo ditë pranë meje dhe të jem shumë e sinqertë, ishte një ndër njerëzit që mua më frymëzoi dhe po mendoja, çfarë dreqin po bëjmë ne në këtë vendin tonë kur unë kam kaq pranë vetes njerëz të tillë. Çfarë po bëj unë, kam ngritur një profil publik me kaq vite punë dhe me një reputacion që jam përpjekur ta ruaj dhe ta mbroj me jetën time sepse kështu jam edukuar që nga familja mbase dhe kështu do vazhdoj ta ruaj, dhe thashë që duhet të mendoj të bëj diçka për njerëzit, për Klarën në fjalë, shoqen time që e dua shumë por si Klara kishte shumë.

Rrëfimi i Rigertës

Për herë të parë pas fjalimit të saj të famshëm në parlament, fermerja Rigerta Loku, e ftuar në Tonight Ilva Tare ka treguar se si i ka përjetuar reagimet pas atij fjalimi ku disa prej tye ishin edhe të ashpra. Rigerta tha se ai fjalim ishte bërë ekskluzivisht nga vetë ajo dhe askush nuk e kishte ndihmuar dhe nuk ka patur asnjë qëllim tjetër veçse të kthejë vëmendjen e të pranishmëve tek problemet e fshatit

Kam qenë fjaltore, kam sjellë fjalën, kam qenë ambasadore e një fshati, e një vendi, ku ndoshta dhe shumë fshatra dhe vende të tjera kanë parë vetveten, asgjë më tepër. Nuk ka qenë as i përgatitur, as i parapërgatitur, ka qenë diçka spontane që me thënë të drejtën ishte një uragan mediaciteti pastaj për mua sepse të shohësh veten tënde 7 ditë rresht nëpër portale sikur çfarë bëra… Nuk bëra asgjë, thjeshtë kam marrë fshatin dhe e kam vendosur në parlament.  Ka patur dhe “VIP-a” që janë marrë me mua… Pse të merren me mua? Kush jam unë që të merren me mua? Të merren me fshatin, fshati është shumë më i madh se sa unë, ta trajtojnë, ta shërojnë në rast se e kanë këtë mundësi. Kush e shkroi fjalimin tim…? E kam patur letërsinë dhjetë.

Next Post
Vjollca Hoxha: Urimi im për Top Channel dhe cfarë më mësoi 2017!

Vjollca Hoxha: Urimi im për Top Channel dhe cfarë më mësoi 2017!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In