Loja e sfidës me kovë me akull e cila u bë hit në internet në vitin 2014 ka financuar zbulimin e një gjeni shkencor të rëndësishëm në sëmundjen progresive neurodegjenerative (ALS), ka njoftuar shoqata ALS.
Shkencëtarët e kanë identifikuar një gjen të ri i cili i kontribuon sëmundjes, NEK1, shkruan BBC, përcjell Express.
Sfida me kovë me akull ka mbledhur 115 milionë dollarë nga njerëzit të cilët e kanë luajtur këtë lojë duke hedhur ujë të ftohtë mbi vete dhe pastaj duke i postuar video në media sociale.
Edhe pse ishte kritikuar, ka arritur t’i financojë gjashtë projekte./a.m.