• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e jetës për Pep Guardiolën! A do mund ta mposhtë Klopp? Formacionet zyrtare

by Java News
10/04/2018 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pep Guardiola ka bërë një punë të madhe te Manchester City. Skuadra e tij është në rrugën e fitimit dominues të titullit në Premier League. Dhe, më e rëndësishmja, ai e ka mbikëqyrur një rishikim të tillë mbresëlënës të skuadrës së tij edhe nga ana e stilit, taktikës. Por, java e kaluar ka treguar se ka ende punë për të bërë. Vetë Guardiola e pranoi këtë të hënën.

“Nëse nuk jemi në gjendje ta përmirësojmë këtë, – tha ai, lidhur me pësimin e golave në një hapësirë ​​të shkurtër kohore, – atëherë psikologjikisht do të jetë një mësim i mirë për të ardhmen. Ne nuk jemi këtu vetëm për disa muaj, por për një kohë të gjatë”.

Por, nëse Manchester City do të përmbysë një disavantazh 3-0 ndaj Liverpool, atëherë gjërat mund të jenë krejtësisht ndryshe. “Qytetarët” pësuan tre në nëntë minuta, në “Anfield”, në janar, dhe pavarësisht marrjes së hapave për të shmangur një përsëritje të tillë, javën e kaluar, ata pësuan sërish, në të njëjtin stadium, tre gola për 19 minuta.

Duke pasur parasysh taktikat e Jurgen Klopp, që janë si antidote për Guardiolën, rezultati kundër Liverpool mund të mos jetë i dëshiruari, sa për t’u kualifikuar më tej në Champions. Përmbysja e ashpër e së shtunës kundër Manchester Unitedit tregoi se Guardiola ka më shumë se duket për t’u shqetësuar.

“Djajtë e Kuq” ishin të vdekur dhe u “varrosën” në pjesën e parë, por ata shënuan tri herë në 17 minuta dhe e rrëzuan Manchester City, ashtu siç Liverpool kishte bërë. Kjo sugjeron se për të gjithë progresin e bërë nën drejtimin e Pep Guardiolës ka një “nofull qelqi”, që ende në nevojë për forcim. Dhe kjo u jep “qytetarëve” një dhimbje koke të madhe, pavarësisht nga ndeshja e së martës.

Ekipet e Guardiolës gjithmonë kanë pasur probleme në përballjet me Klopp. Madje, edhe kur rezultati ishte 0-0, Pep do të kishte shqetësime të mjaftueshme nga presioni i lartë i “Reds”, të cilët synonin drejtpërdrejt zonat ku Manchester City përpiqej të gjeneronte sulmet e veta.

Ndeshjen e fundit, Guardiola bëri disa ndryshime, për të mbrojtur skuadrën e tij në funksion të kthimit me Liverpool, më së shumti duke shkëmbyer Raheem Sterling me Ilkay Gundogan, por asnjëri prej tyre nuk ka punuar si duhet dhe tani duhet të dalin me një plan tjetër të ri.

Por, edhe nëse “qytetarët” mund të gjejnë një mënyrë për të shmangur një periudhë të kushtueshme 10-20 minutashe, ekziston rreziku që një gol i Liverpool, duke pasur parasysh rëndësinë e golave në fushën kundërshtare në kësi ballafaqimesh, mund të shënojë fundin e shpresave të Guardiolës me të tijtë nga Liga e Kampionëve edhe për një tjetër vit.

“Bluesi” kanë reaguar ndaj shumë sulmeve të këtij sezoni. Ndryshe, ata nuk do të ishin aty ku janë, por në dy ndeshjet e fundit thjesht nuk kanë bërë mjaft mirë. Është një gjë për shpjegim të pësosh tre gola kaq shpejt, por përgjigjet e “qytetarëve” në këtë drejtim kanë qenë po aq shqetësuese.

Në “Anfield”, javën e kaluar, ata e patën topin në zotërim gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk shënuan dot qoftë edhe një gol. Të shtunën, Manchester City krijoi shansin e çuditshëm ndaj “Djajve të Kuq” për ta barazuar rezultatin 3-3, por në thelb nuk mundi ta gjente diçka, kur ishte e nevojshme.

Mjaft kanë sugjeruar se ata e kanë humbur ritmin, por Guardiola nuk ka asnjë konstatim të tillë: “Jam shumë i kënaqur për mënyrën se si kemi humbur kundër Manchester Unitedit. Natyrisht, nuk dua të humbas, jemi të trishtuar, sidomos për tifozët tanë, sepse kemi patur rastin të shpalleshim kampionë, por mënyra se si luajtëm, madje edhe në rezultatin 2-3, më bën shumë të lumtur. Nuk mund të them asgjë tjetër për këtë”.

Nëse lojtarët e Guardiolës ishin të hutuar nga tifozët javën e kaluar, këtë herë mesazhi është i qartë: Fitoni ndeshjen e kthimit me Liverpool. Megjithatë, përgjatë një përgjigjjeje tjetër, Guardiola zbuloi, gjithashtu, se psikologjia mund të hyjë shumë në lojë për skuadrën e tij “të plagosur”: “Nëse e pësojmë një gol, mos u dorëzoni, mos u dorëzoni”.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Sherr në rrugë, shoferi përplas me makinë motorçiklistin

VIDEO/ Sherr në rrugë, shoferi përplas me makinë motorçiklistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In