• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sfida e bukur e prindërimit, hapa konkrete e të nevojshme për barazinë gjinore dhe përmirësimin e balancës midis punës dhe familjes

by A R
21/09/2023 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa e vështirë është të jesh prind në Shqipëri dhe në çfarë sfidash duhet të kalojë familja e re për të përmbushur me sukses misionin fisnik të prindërimit, është një prej pyetjeve që natyrshëm ngrihet, në një shoqëri, ku ende konfirmohet diskriminimi ndaj grave, të cilat duhet të zgjedhin midis aspiratave për karrierë dhe familjes e ku në jo pak raste familja shihet si pengesë për zhvillimin profesional individual, veçanërisht nga gratë dhe të rinjtë.

Por, pavarësisht këtij mentaliteti, i cili orvatet të dominojë edhe në familjet më të reja, duke zbehur dëshirën e përballjes me sfidën e bukur të prindërimit, është e faktuar se në vitet e fundit, Shqipëria po ecën në rrugën e një ndryshimi të rëndësishëm e mjaft pozitiv në shoqërinë dhe tregun e punës, duke dëshmuar hapa konkrete e të nevojshme për barazinë gjinore dhe përmirësimin e balancës midis punës dhe familjes.

Sipas një raporti të fundit nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe zyra e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), janë identifikuar disa zhvillime thelbësore në këtë drejtim, falë rezultateve të Projektit trevjeçar rajonal “Më Shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat”, i cili ka përmbyllur me sukses fazën e parë të tij.

Në zbatim të këtij projekti, u realizuan një sërë nismash nga kompanitë pararojë të biznesit, si edhe analiza studimore për të kuptuar situatën aktuale, sfidat dhe problematikat e zbatimit të politikave miqësore për familjen, qe sigurojnë barazinë gjinore, përmirësojnë balancën punë-familje, si dhe u synua të zbatohen një sërë nismash për të krijuar mjedise pune më miqësore për familjen. Analizat  identifikuan një sërë gjetjesh që tregojnë diferencat, sfidat, por edhe rastet pozitive të zbatimit të politikave miqësore për familjen në sektorin privat dhe publik. Praktikat, analizat e kryera gjatë zbatimit të projektit, së bashku me gjetjet ofrojnë rekomandime dhe propozime konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor mbi politikat që mbështesin familjen dhe barazinë gjinore në sektorin publik dhe privat.

Fillimisht, përmes projektit u identifikuan dhe vlerësuan 100 kompani bazuar në disa kritere kryesore. Pas përgjigjes së dhënë nga 31 kompani, u përzgjodhën 23 kompani që plotësonin kriteret dhe që tani po ndërmarrin hapa të rëndësishëm drejt një mjedisi të punës më miqësor për prindërit dhe balancën midis punës dhe familjes.

Por sfidat janë ende aty dhe perceptimet shpesh jo të drejta kërkojnë më shumë ndërmarrje konkrete për t’u përmbysur. Për shembull, ndonëse ende ka një perceptim se leja e prindërimit është ekskluzive për nënat, dhe kjo mbetet një nga sfidat që duhet adresuar me prioritet në të ardhmen, Projekti në fjalë faktoi që shumë më tepër burra po marrin lejen e prindërimit në krahasim me vitet e mëparshme. Në fillim, numri i burrave që kishin këtë leje ishte vetëm 120, por aktualisht ky numër është rritur në 10 herë më shumë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që tregon se burrat po marrin përgjegjësi më të madhe në kujdesin për fëmijët dhe po ndihmojnë në përmirësimin e barazisë gjinore.

Një tjetër zbulim është se mjediset e punës nuk janë mjaftueshëm miqësore për prindërit, veçanërisht gratë, të cilat duhet të ballafaqohen me sfida të mëdha në përpjekjen për të mbajtur balancën midis punës dhe familjes, një sfidë tjetër edhe kjo për t’u adresuar e për të gjetur zgjidhje sa më efikase.

Projekti i UNFPA dhe ADC ka ofruar një model të suksesshëm për të inkurajuar kompanitë të marrin hapa drejt një mjedisi të punës më miqësor për familjen, dhe kjo është një rrugë që duhet ndjekur edhe më tej në rrugën drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Në përgjithësi, ky ndryshim pozitiv në mënyrën sesi shqiptarët e shohin prindërimin është një shenjë e qartë se shoqëria është në rrugën e përmirësimit të barazisë gjinore dhe përmirësimit të kushteve për prindërit.

Për këtë arsye, UNFPA dhe ADC do të vazhdojnë mbështetjen në një periudhë të re 3 vjeçare, duke përfshirë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe për të krijuar sinergji, harmonizuar e bashkërenduar me politikat mbarëeuropiane.

Next Post
Berisha, shpresa e vetme e Moskës dhe Beogradit për destabilizim

Ngjela: Basha hyri në histori kur përjashtoi Berishën nga PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

December 31, 2025
Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

December 31, 2025
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

December 31, 2025
Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

December 31, 2025
Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

December 31, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

December 31, 2025
Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

December 31, 2025
VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

December 31, 2025
Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

December 31, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com