• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni veror drejt fundit, qeveria nis pastrimin e plazheve të vendit

by Java News
14/08/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa sezoni turistik ka hyrë në dyjavëshin e fundit, qeveria ka nisur një aksion sensibilizues për pastërtinë në plazhe.

Ministria e Ekonomisë, në një deklaratë zyrtare pohoi se nga, monitorimet gjatë muajve korrik-gusht të zhvillura nga ekipet e MZHETTS, AKT dhe AKB rezulton se ka ndotje në disa plazhe gjatë vijës bregdetare.

Pavarsisht se në stacionet e plazhit janë vendosur koshat për hedhjen e mbeturinave, pushuesit nuk kujdesen sa duhet që në fund të ditës mbeturinat t’i largojnë nga vendi i zgjedhur për të  pushuar.

Për të minimizuar ndotjen në plazhet e evidentuara nga monitorimi me probleme, ekipet e MZHETTS dhe AKT nga Himara, nisën aksionin sensibilizues çadër më çadër duke shpërndarë qese plastike, pushuesve për hedhjen e mbeturinave.

Dita e parë e këtij aksioni nisi nga plazhet e Himarës, Jalit, Dhërmiut dhe Drymades.

Ndërkohë një tjetër grup shkoi në Plazhin e Semanit, i cili është zgjedhur nga mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Ministrja Milva Ekonomi për  iniciativën e  Plazhe të Pastërta thotë: Është përgjegjësi e secilit prej nesh të kujdeset për pastërtinë e plazheve. Grupet e punës nga MZHETTS dhe AKT do të vijojë sensibilizimin për të patur ambiente pushimi sa më të pastra pasi kjo në fund të ditës është në interes të vetë pushuesve të cilët i rikthehen një ditë më pas po të njëjta plazheve.

Nga plazhi i Dhërmiut, Leonard Maçi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit përcolli këtë mesazh: “Kjo fushatë është në shërbim të sensibilizmit të pastërtisë në plazhe për personat që popullojnë stacionet e plazhit, mendoj se kjo do të na sjellë një rezultat pozitiv. Vërejmë se ndotësit janë vetë pushuesit të cilët nuk respektojnë kushtet më minimale të largimit të mbeturinave. Nëpërmjet kësaj iniciative, ne kërkojmë të përcjellim këtë mesazh. Ta duam plazhin dhe të respektojmë ambientin ku ne qëndrojmë dhe pushojmë”.

Nëpërmjet një infografi të postuar në Tëitter, ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor 10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës.

Megjithatë sfida e pastërtisë së plazheve mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor që menaxhon stacionet e plazheve dhe vetë qytetarëve./shqip/a.k

Next Post

MOTOGP – Iannone fiton në Austri, dopietë për Ducati që prej 2010

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In