• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni veror, 25 qendrat e posaçme shëndetësore gati, Beqaj: Kemi zgjeruar listën e barnave

by Java News
01/07/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë barna dhe pajisje mjekësore, por edhe shërbim më i shpejtë do të ofrohet këtë vit në 25 qendrat e posacçme shëndetësore turistike të hapura në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vizituar disa prej qendrave shëndetësore në zonën e Durrësit, (QSH-në e zonës së Shkëmbit të Kavajës dhe asaj të Plazhit) për të parë nga afër funksionimin e tyre. Sipas ministrit Beqaj këtë vit, këto qendra urgjence shëndetësore kanë më shumë barna mjekësore dhe materiale mjekimi duke u mbështetur edhe tek përvoja e fituar një vit më parë.IMG_7753

“Gjatë këtij viti kemi përmirësuar listën e barnave dhe materialeve mjekësore që kemi furnizuar të gjitha qendrat, bazuar dhe në eksperiencën dhe çfarë mësuam nga viti i kaluar, nga ajo çfarë na kërkuan qoftë Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, apo qoftë Qendrat Shëndetësore dhe DSHP-të e rretheve të ndryshme. Pra, çdo merak që përsëritet ndonjëherë në mënyrë të panevojshme, si për barna të tillë si Tetanozi, apo edhe Anti-viperat ndaj pickimeve të gjarprit, janë në këto qendra shëndetësore,” ka pohuar kreu i shëndetësisë.IMG_7719

Çelja e këtyre qendrave shëndetësore, sipas Beqajt, përkthehet në një numër më të madh turistësh të cilët vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit të verës, dhe për pasojë, më shumë të ardhura për vendin.

“Praktikisht, janë 25 qendra shëndetësore që gjatë sezonit veror turistik do të ofrojnë shërbim shëndetësor urgjence mjekësore 24/7 në të gjithë atë pjesë të territorit të vendit ku ka përqendrim të vizitorëve, pushuesve dhe mysafirëve të ndryshëm, të huaj, shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo shqiptarë që vijnë nga trojet shqiptare. Këtu kemi mjekë dhe infermierë, ofrojmë shërbim 24 orë. Besoj se është një vlerë e shtuar, në radhë të parë siguri për pushuesit, por ne besojmë se, qoftë ofruesit e shërbimeve të ndryshme turistike, pronarë apo sipërmarrës në hotele, në plazhe, në restorante dhe agjenci turistike janë më të sigurt në ofertën e tyre sepse kanë shumë më pranë shërbim mjekësor emergjence,” nënvizoi Beqaj.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se këtë vit janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore në zonat turistike malore të cilat kanë nisur të funksionojnë nga dita e sotme.IMG_7751

“Këtë vit për herë të parë kemi shtuar qendrën e Tamarës në Kelmend, kemi një qendër në Kala të Dodës dhe një në komunën Liqenas që prek pjesën e Prespës. Por, në këto tre qendra, nisur nga fakti se ku ofrohet shërbimi turistik, shërbimi ka filluar nga sot kurse ne 22 të tjerat nga data 15 qershor,” theksoi ministri Beqaj.

Të dhënat e vitit të kaluar tregun se një qendër urgjence mjekësore në zonat turistike trajtonte në ditë mesatarisht 50 pacientë, kurse në total morën ndihmë mjekësore 25 mijë persona./java/a.k

 

Next Post

Ironi në CNN: Britani, shteti i 51-të i SHBA, familja mbretërore si Kardashianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In