• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik/ Voda : Shkodra ‘hapa pas’ me planin e masave

by Java News
13/07/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në ato malore, edhe për këtë sezon veror Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar rend e siguri.

Në një intervistë për Report Tv, zv.ministria e Brendshme Rovena Voda shprehet se këtë vit, në terren kanë dalë gjithsej 1.511 efektivë policie të sektorëve të ndryshme.

“Duke filluar, të paktën në mënyrë intensive, nga data 5 korrik dhe në vazhdim janë të angazhuar në terren 1511 punonjës policia, do thoja unë një numër i lartë i efektivëve të policisë për sigurinë në plazhe, 324 efektivë janë punonjës të Rendit publik, 63 punonjës policie të sektorit për krimet, 89 të sigurisë rrugore, 128 punonjës policia të forcave lëvizëse operacionale dhe 907 punonjës policie të kufirit dhe emigracionit. Pikat e kufirit kthehen në nyje lidhëse”, tha Voda.

Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë, në disa zona janë ngritur stacione policore provizore, që punonjësit e policisë të jenë sa më afër pushuesve.

“Janë ngritur stacione policie provizore, në ato zona ku nuk kemi stacione të qëndrueshme, por që shquhen për një numër të madh turistësh, në Valbonë, Theth, Tale, Gjirin e Lalzit duke treguar një kujdes të veçantë jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe malore”, u shpreh zv.ministrja.

Ndërkohë, si masë shtesë këtë vit në zonnat bregdetare janë shtuar kullat vrojtuese, ku e vetmja bashki për të cilën janë vërejtur mangësi në kryerjen e detyrave, ka qenë ajo e Shkodrës.

“Është bërë e mundur që të ketë edhe një shtim të kullave të vrotjimit. Me shumë mund dhe shumë sforco edhe me bashkëpunimin me Policinë, është bërë e mundit që më në fund të ketë edhe roje bregdetare, por edhe shpesh kemi parë edhe mangësi dhe kjo vjen për shkak të neglizhencës të strukturave vendore. Më vjen keq ta them, por ka Bashki për shkak se janë të çoroditura nga procesi zgjedhor, apo të angazhuara më shumë në luftën politike, në debatin politik, sesa në përmbushjen e detyrave, nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur. Një nga zonat problematike është Bashkia e Shkodrës, ka disa mangësi”, tha ajo për Report Tv.

Për t’u ardhur në ndihmë pushuesve, edhe Ministria e Shëndetësisë ka caktuar në zonat bregdetare nga një ambulancë, për t’u dhënë atyre ndihmën e parë mjekësore.(Shqiptarja)./l.m

Next Post
Aktori i njohur turk flet shqip sapo mbërrin në Kosovë, ja si reagojnë fansat serbë

Aktori i njohur turk flet shqip sapo mbërrin në Kosovë, ja si reagojnë fansat serbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In