• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sezoni turistik, Shqipëria heq vizat për Rusinë e disa vende të tjera

by Java News
16/05/2016 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngrirja e marrëdhënieve të Rusisë me Turqinë, kriza e refugjatëve, afërsia me luftën në Siri dhe frika nga aktet terroriste nga ISIS dhe kurdët, kanë bërë që plazhet turke të humbasin shumë turistë për verën që vjen.

Sipas llogarive, në verën e këtij viti zona e Antalias do të humbasë 90 përqind të turistëve rusë.

Nga kjo mund të përfitojë Shqipëria, edhe pse nuk ka infrastrukturën e kërkuar dhe numrin e hoteleve për përballimin e një fluksi tepër të madh, si ai i rusëve dhe i shtetasve të vendeve ish-sovjetike në rivierën turke.

Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë, pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor.

d.i.

Next Post

Shukri Xhelili nuk pajtohet me shkarkimin, ankimon në Kushtetuese vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In