• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sezoni turistik/ Policia bën me dije masat: Do ndëshkohet çdo subjekt që kalon normat

by Java News
05/07/2019 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task – forcës “Për sezonin turistik veror 2019” ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.

Këto veprime janë ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task – forcës për sezonin veror, veprime të cilat sipas Lokës erdhën nga ankesat që kishin shkuar në muajin qershor në polici, për prishje të qetësisë së pushuesve nga muzika e lartë nëpër lokale.

“Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë.”, sqaron Lako.

Ndërkaq ai bën me dije se Policia do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe do ndëshkojë çdo subjekt që lejon zhurmë tëj normave.

“Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara.”– deklaron drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike.

g.kosovari

 

Next Post
Presidenti polak: BE s’duhet të shtyjë zgjerimin, Europa nuk do të marrë frymë lirisht pa integrimin e Ballkanit

Presidenti polak: BE s'duhet të shtyjë zgjerimin, Europa nuk do të marrë frymë lirisht pa integrimin e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In