• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik, Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë! Duhet zgjeruar oferta turistike

by E S
28/06/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të gjithë Shqipërinë si një zhvillim pozitiv për sezonin turistik.

Ai theksoi rëndësinë e zgjerimit të ofertës turistike për të tërhequr vizitorë gjatë gjithë vitit. Sipas tij, turizmi nuk duhet të kufizohet vetëm në plazh dhe hotel, por të përfshijë edhe pasuritë kulturore të jugut.

Bido shprehu optimizëm se numri i turistëve këtë vit do të jetë më i lartë se në vitin e kaluar.

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido: Këtë vit u hapën plazhe publike në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Veçanërisht e rëndësishme është kjo në qarkun e Vlorës, ku nuk gjeje plazh publik. Ky është hap cilësor për sa i përket banorëve. Turistët më të mirë janë ata që janë të gatshëm që të paguajnë më shumë para dhe që janë gati të rikthehen në sezone të tjera, ky është qëllimi kryesor dhe që iu shërben banorëve. Qarku i Vlorës ka të ardhura mbi bazën e turizmit. Abuzimi i çmimeve nënkupton atë lloj çmimi që nuk ta sjell turistin për herë të dytë. Duhet zgjeruar oferta turistike, që turistët të vijnë çdo sezon.

Ka nevojë që oferta turistike mos të jetë e lidhur vetëm me hotelin, restorantin dhe plazhin, por turisti të tërhiqet drejt pasurisë kulturore që jugu i Shqipërisë ka. Nëse do ia dalim kësaj gjëje, do thithim atë turist, që është gati të paguajë shumë dhe që vjen sërish. Do shikojmë dhe numrin e turistëve në këtë vit në Shqipëri, por shenjat e para janë shumë pozitive. Besoj se këtë vit do ketë më tepër turistë se vitin e kaluar.

Next Post
Kapet sasi rekord droge në Mbretërinë e Bashkuar, sekuestrohet kokainë me vlerë 96 mln paund në portin britanik

Kapet sasi rekord droge në Mbretërinë e Bashkuar, sekuestrohet kokainë me vlerë 96 mln paund në portin britanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In