• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik/ Balla takim me strukturat e policisë në Durrës: Kujdesuni për të gjitha plazhet

by Java News
19/08/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën e sotme me një takim me strukturat e Policisë së Shtetit të cilët meren me mbarëvajtjen e sezonit turistik në Durrës.

Në fjalën e tij Balla ka falenderuar punën e mirë të bërë nga uniformat blu për mbarëvajtjen e një sezoni model duke nënvizuar se vera ende nuk ka mbaruar, ndaj kujdesi në të gjitha plazhet duhet të vijojë me të njëjtin intensitet.

“Kam ardhur së pari t’ju falenderoj për punën e mirë që keni kryer të gjitha forcat e përfshira në këtë operacion, do ta quaja unë, mbarëkombëtar, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, por edhe t’ju kujtoj që sezoni është në kulmin e tij, sepse pushuesit do të vazhdojnë të frekuentojnë plazhet, dhe ndërkohë që jemi edhe në situatën që një pjesë e pushuesve përmes trageteve po kthehen nga Italia dhe vendet e tjera të Europës, na duhet që kujdesin në të gjitha plazhet ta kemi me të njëjtin intensitet që e kemi pasur deri më tani. Të mos mendoni që pjesa më e rëndësishme e sezonit ka mbaruar”.

Balla gjithashtu u është drejtuar punonjësve të policisë se duhet të jenë aty në çdo kohë për t’u ardhur në ndihmë çdo qytetari, duke u dhënë shembullin e efekivit Redin Çaushajt i cili bëri detyrën edhe jashtë orarit të shërbimit, ndaj nënvizoi Balla se shprehjen “ç’më duhet mua” duhet t’ia lëmë të shkuarës.

“Nisur edhe nga një ngjarje që na ndodhi në Vlorë, ku njëri prej kolegëve tuaj dhe i imi, nëse doni ta quaj, Redin Çaushaj, edhe pse ishte jashtë shërbimit, mori përsipër detyrën, që i takon dhe ndërhyri, dhe në ndërhyrje e sipër u plagos dhe, për fatin tonë të mirë dhe të gjithëve, ai sot është jashtë rrezikut për jetën. Dua ta marr këtë si një shembull që në detyrën tuaj, një prej gjërave që gjithmonë ka ndikuar, do ta quaja për keq, është ajo shprehja ç’më duhet mua! Unë mendoj që atë shprehje duhet t’ia lëmë të shkuarës. Por ne jemi dhe ju jeni këtu pikërisht për të ndërhyrë sa herë që të jetë e nevojshme dhe duhet t’i dalim përpara çdo lloj konflikti. Ka shumë arsye pse ndodhin konflikte mes individëve të caktuar, por prezenca e një punonjësi policie aty afër është pikërisht për të garantuar, për të ndërhyrë në kohë dhe për parandaluar çdo lloj forme përshkallëzimi.

Prandaj e mora këtë si shembull për të thënë që edhe në këto dy – tre ditët e fundit, kemi pasur raste të caktuara konfliktesh, kishim në Tiranë, kishim dje në Kuçovë. Dhe ne na duhet të ndërhyjmë menjëherë. Meraku dhe porosia ime është që koha e mbërritjes tonë, sa herë që një qytetar thërret për ndihmë, duhet të shkurtohet sa më shumë. Dhe prandaj sa më shumë prezencë dhe sa më shumë ndërhyrje efikase”.

Balla ka falenderuar Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për një sërë aksionesh të rëndësishme të cilat kanë çuar përpara ligjit autorët.

“Gjej rastin të përgëzoj policinë, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për një sërë aksionesh të rëndësishme dhe operacionesh të rëndësishme, të cilat kanë vënë para ligjit persona, të cilët kanë kryer krime të caktuara. Të kujtoj që edhe në Durrës kemi një numër të lartë të personave në kërkim, që janë gjithmonë një burim i një akti të rëndë tjetër kriminal. Prandaj ne duhet të rrisim sa më shumë vëmendjen dhe kontrollin tonë. Është bërë një punë e mirë. Do të vazhdojë kjo punë e mirë”.

Balla ka vënë edhe njëherë në dukje se një erë e re ka nisur në policinë e shtetit duke garantuar çdo punonjës policie se ai do të jetë aty për ti takuar të gjithë e për t’u ardhur në ndihmë që trajtimi i uniformave blu të jetë i duhuri.

“Arsyeja ime këtu dhe shtrëngimi i dorës me çdo punonjës policie është pikërisht për t’ju thënë që unë nuk jam mbi ju, por dua të më shikoni si njërin prej jush. Kam shtrënguar duart me qindra punonjës policie në një kohë kaq të shkurtër dhe të jeni të sigurtë që do të arrij që të takoj personalisht çdo punonjës të Policisë së Shtetit, edhe pse jemi afro 10 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, por kjo nuk do të kërkojë një kohë të gjatë që unë të kem takuar secilin prej jush, për t’ju garantuar që unë do bëj gjithçka që trajtimi i duhur financiar për çdo punonjës policie, orët jashtë orarit apo problematika të tjera, që kanë ekzistuar prej vitesh të marrin një zgjidhje sa më të mirë të jetë e mundshme dhe brenda pritshmërisë së secilit prej jush”, është shprehur Balla.

Next Post
Fluks në Portin e Vlorës, 1400 persona mbërrijnë vetëm mëngjesin e së shtunës

Fluks në Portin e Vlorës, 1400 persona mbërrijnë vetëm mëngjesin e së shtunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In