• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SEZONI I RI/ Marina dhe Arbana jashtë ekranit? Çfarë po ndodh me 2 moderatoret

by Java News
31/08/2018 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga njëra ditë në tjetër dy televizionet kryesore, Top Channel dhe Tv Klan kanë zbuluar programet e reja dhe të vjetra që do të trasmetohen në ekranet e tyre.
Të dyja listat e programacioneve janë ende të paplota nga të dy televizionet edhe pse emisionet më kryesore nisin trasmetimin ditën e hënë. Në të gjitha spotet që janë publikuar, përmbledhëse apo jo, është vënë re mungesa e dy moderatoreve shumë të rëndësishme. Arbana Osmani nuk ka asnjë shenjë se çfarë do të bëjë sezonin e ri dhe po e njëjta gjë vlen edhe për Marina Vjollcën në Tv Klan.

Arbana Osmani

Arbana Osmani la pas sezonin e kaluar një produksion të ri , “Dua të të bëj të lumtur” , që iu besua një orar primetime dhe që rezultoi i suksesshëm. Në karrierën e saj të gjatë në Top Channel ajo ka bërë disa emisione: moderatore e 8 edicioneve të Big Brother, e “Në një javë” i cili u zhvillua vetëm një vit, dhe shumë produksione të tjera. Por deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëjë Arbana sezonin e ri. E në mos në shtator, sezonin e ardhshëm pasi dihet se puna për një produksion të suksesshëm, sidomos ata që moderon ajo nis që muaj më parë. Vetë moderatorja është “zhdukur” nga rrjetet sociale prej 3 muajsh. Shumë media kanë shkruar se ndoshta mes saj dhe drejtuesve mund të ketë ndonjë përplasje nisur kjo edhe nga mosprezenca e saj në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços pak javë më parë. Ndoshta Arbana ka vendosur të bëjë pauzë, ndoshta po punon për një projekt të ri larg gjithë kësaj zallamahie, ik këtu e riktheu atje që po bëjnë kolegët e saj, ose ndoshta do të shfaqet ashtu papritur në një kohë që askush nuk e pret. Megjithatë publiku është kuriozë të dijë: Çfarë do të bëjë Arbana këtë sezon?

Marina Vjollca

Marina Vjollca vitin e kaluar u largua nga “Procesi Sportiv” për të nisur një tjetër punë në një televizion konkurrent, Tv Klan. Jeta e saj pësoi ndryshime të njëpasnjëshme pasi u martua, ndërroi televizion, e madje edhe profilin si moderatore: nga sporti në muzikë. Marina moderoi spektaklin “C’est la Vie” por ky ishte projekti i vetëm në të cilin atë e pamë në ekran. Ekperienca e saj në Tv Klan u kufizua në 12 javë e 12 netë të këtij spektakli e që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më si moderatore. Edhe për Marinën ende nuk ka një informacion se çfarë do të bëjë në sezonin e ri. A do i besohet një projekt i ri? Do të ketë vazhdim të “Cest la vie” dhe ajo do të jetë sërish moderatore e atij spektakli? Në promon e nxjerrë nga Tv Klan ndryshe nga viti i kaluar, Marina nuk shfaqej kështu që ende nuk dihet se cili do të jetë “fati” i saj në Tv Klan./Blitz.al/ma.me

Next Post
Vrasja/Ekstradohet në Itali shkodrani vrasës, i kapur në Rinas

Rinas, nuk deklaroi paratë, policia gjen dhe sekuestron mijëra dollarë dhe euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com