Apple ka mundur Samsung për Krishtlindje. Sipas të dhënave të firmës analitike Flurry, 44 përqind e aktivizimeve të reja gjatë sezonit të festave ishin telefona apo tableta Apple, 21% Samsung dhe 3 % për Huawei.
Nga të dhënat në SHBA, përdoruesit amerikanë preferojnë gjithmonë e më shumë smartphone më të mëdhenj. 45% e aktivizimeve vinin nga smartphone të madhësisë mesatare, megjithëse në rënie nga 54% që ishte një vit më parë.