Takimi i Komitetit të Turizmit dhe tur operatorët e qarkut të Durrësit nxorri në pah disa problematika që bëjnë këtë sezon mjaft të vështirë, jo vetëm për faktin që është sezoni i parë pas kufizimeve të pandemisë, por dhe nga fakti që kapacitetet akomoduese në vend, ende nuk janë gati për të pritur një fluks të mundshëm të muajit korrik dhe gusht.
Këto fakte i ka nënvizuara vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili theksoi se ende nuk kemi dalë nga pandemia dhe për rrjedhojë synimi kryesor këtë sezon do të jetë ruajtja e jetës së pushuesve.
Ndërsa përfaqësuesit e operatorëve turistike midis të tjerave kërkuan që të shtyhej afati i fiskalizimit, pasi nuk janë ende gati. Operatorët turistikë u shprehën gjithashtu se duhet të bëhet më tepër promovim i hapjes së Shqipërisë për turistët e huaj, pa masa ndaluese për shkak të pandemisë.
/b.h